Lajme dhe Ngjarje
Lamtumirë MuSPP1, Mirë se vjen MuSPP2
Më 2 Qershor
në hotelin Grand u mbajt takimi i katërt dhe i fundit i Grupit për Shqyrtimin
Trepalësh (TPR). Takimet e TPR-së i bashkojnë sponzoruesin e programit (Sida),
zbatuesin e programit (UN-HABITAT) dhe homologët e tij (komunat përfituese dhe
institucionet qendrore, duke përfshirë këtu edhe Asociacionin e Komunave të
Kosovës -AKK). Qëllimi i këtyre takimeve është monitorimi dhe vlerësimi i të
arriturave dhe metodave të punës së Programit për Mbështetjen e Planifikimit
Hapësinor në Komuna (MuSPP).
Më 2 Qershor
u prezantuan dhe u diskutuan Pikat më kryesore të MuSPP1 2006-2008, duke
përfshirë edhe disa vështirësi që ishin hasur në fazën e parë. Për shqyrtimin e
këtyre të arriturave dhe vështirësive ishin zhvilluar edhe diskutime të tjera
më herët gjatë takimit të Selanikut me kryetarët e komunave që janë përfituese nga MuSPP-ja
dhe me ministritë e nivelit qendror (Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor-MMPH
dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal-MAPL), mbajtur prej 26 deri
më 29 Maj.
Kryetarët e
pranuan se kapacitetet planifikuese të komunave janë ende shumë të dobëta për
tu marrë me sfidat e mëdha të urbanizmit dhe zhvillimit të shpejtë dhe të
pakontrolluar. Por ata shprehën zotimin e tyre të fuqishëm për angazhimin e
tyre të drejtpërdrejt personal në procesin e planifikimeve komunale. Për të
ndihmuar në këtë, kryetarët e komunave kërkuan më shumë bashkëpunim në mes tyre
dhe MuSPP2, përmes ofrimit të këshillave strategjike për menaxhimin urban,
përfshirë edhe planifikimin shumë-sektoral dhe menaxhimin e projekteve.
Një temë
tjetër që u diskutua në takimin e Selanikut ishte edhe nevoja për riorganizimin
dhe ringjalljen e strukturave dhe organeve ekzistuese për planifikim nëpër
komuna, në mënyrë që më vonë këto tu përgjigjen më mirë sfidave në zhvillimin
urban dhe rural. Këshilla e MuSPP-it për forcimin e rolit të ekipit komunal të
planifikimit, i cili përbëhet nga shumë drejtori, njësisë së planifikimit,
këshillit të ekspertëve planifikues dhe në fund, por jo më pak e rëndësishme,
për njohjen e këshillit joformal të organizatave të shoqërisë civile, u
mirëprit nga të gjithë kryetarët e komunave dhe ministrat ose të deleguarit e tyre
që morën pjesë në takim.
Dita e 2
Qershorit shënoi përfundimin zyrtar të MuSPP1 dhe tranzicionin e lehtë në
MuSPP2, i cili do të zhvillohet deri në vitin 2011. Faza e tranzicionit do të
përfundojë me nënshkrimin përfundimtar të Memorandumeve të Mirëkuptimit (MM)
ndërmjet UN-HABITAT-it dhe komunave përfituese. Këto memorandume të mirëkuptimit do të përbëhen nga një
pjesë e përgjithshme, e cila vlen për të gjithë partnerët, dhe një pjesë specifike
më udhëzime konkrete për secilën komunë. MM-të kanë për qëllim që të qartësojnë
rolet dhe përgjegjësitë e partnerëve në mënyrë që të arrihet një bashkëpunim sa
më i mirë dhe më efikas. Një element
shumë i rëndësishëm dhe qenësor në MuSPP2 është zhvillimi i një strategjie
dalëse, e cila do të sigurojë që në fund të programit të bëhet një tranzicion
i lehtë i roleve dhe aktiviteteve kryesore të MuSPP-it tek institucionet dhe
organizatat kosovare. Për ketë qëllim duhet të intensifikohet dialogu dhe
bashkëpunimi me institucionet e nivelit qendror, si me MMPH-në, MAPL-në dhe me
Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK). Një ndër zotimet e bëra në Selanik
është që ti ofrohen këshilla dhe ndihmë Kolegjiumit për Planifikim Hapësinor
në AKK, i cili përfshinë shumicën e komunave të Kosovës. Një sfidë tjetër është
edhe sigurimi që Departamenti dhe Instituti i Planifikimit Hapësinor të luajnë
rol më vendimtar dhe më të qartë në strategjinë dalëse.
Dhe në fund,
por jo më pak e rëndësishme: siç ishte rasti me MuSPP1, edhe suksesi i MuSPP2
do të varet në masë të madhe nga angazhimi dhe përkushtimi i shoqërisë civile
dhe organizatave të bazuara në komunitet (OBK) në komunat përfituese, gjatë
gjithë procesit të planifikimit, duke filluar nga përcaktimi i vizioneve
afatgjate deri te projektet dhe veprimet konkrete. Shpresojmë se këto
organizata do të luajnë një rol më të madh në MuSPP 2