Lajme dhe Ngjarje

MuSPP bashkë-financon përmirësimin e hapësirës publike në Komunën e Graçanicës

Më 26 qershor 2014 u shkëmbye marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Komunës së Graçanicës dhe Programit për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) të UN-Habitatit  i financuar nga organizata suedeze për bashkëpunim dhe zhvillim (Swedish Development Cooperation). Kjo marrëveshje është nënshkruar për zbatimin e një projekti të investimit kapital (PIK) dhe ka për qëllim rregullimin dhe përmirësimin e shkollës dhe parkut të fëmijëve në Radevë.

Palët ishin të përfaqësuara nga kryetari i Komunës së Graçanicës, z Branimir Stojanoviq, dhe Drejtori për Urbanizëm, Kadastër dhe Mjedis, Z. Dejan Jovanoviq, ndërsa MuSPP i UN-Habitat-it u përfaqësua nga znj Gwendoline Mennetrier, kryekëshilltare teknike, së bashku me planifikuesit ndërkombëtarë dhe vendorë nga programi. Z. Stojanovic shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e dhënë për komunën e Graçanicës në hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), i cili është miratuar nga Kuvendi Komunal këtë javë dhe theksoi se tani Komuna ka një bazë të mirë për zhvillim dhe në fund vuri në dukje përkushtimin e tyre për zbatimin e planit.

Kryetari i Graçanicës theksoi gjithashtu rëndësinë e projektit për të cilin është duke u nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit, dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen financiare dhe profesionale për të përmirësuar oborrin e shkollës fillore, si dhe hapësirës tjetër publike komunale.

Identifikimi dhe zhvillimi i këtij PIK ka dalë nga procesi i hartimit të PZHK-s, ndihmuar me qasjen 'në shtëpi' nga MuSPP, dhe duke u bazuar në disa seminare tematike dhe takime konsultative në mes të komunës, shoqërisë civile dhe ekipit të MuSPP.

Fokusi i PIK është të përmirësojë infrastrukturën e rrjetit të funksioneve publike brenda fshatin Radevë, i cili është një nga vendbanimet më të rrezikuara dhe multi-etnike të komunës. Ai përmban rregullimin e oborrit të shkollës, rregullimin e parkut të fëmijëve në tokën komunale ngjitur me oborr të shkollës për fëmijët e të gjithë komunitetit, ndërtimin e gardhit dhe murit të oborrit, si dhe zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës për ujësjellës dhe kanalizim të kësaj hapësireje. Kostoja e projektit vlerësohet të jetë 100.000 euro dhe financimi do të bëhet në bazë të ndarjes së shpenzimeve 50/50, në mes të Komunës së Graçanicës dhe MuSPP-it.

Zbatimi i këtij projekti është planifikuar të përfundojë gjatë verës, para se të fillojë viti shkollor.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje