Lajme dhe Ngjarje
MuSPP-i mbështet MMPH-në në kompletimin e infrastrukturës ligjore
Programi i UN-Habitat-it në Kosovë, Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), financuar nga Qeveria Suedeze përmes Sida-së, për disa vite ka qenë i përfshirë thellësisht në planifikimin hapësinor, kontrollin e zhvillimit, çështjet e mjedisit dhe qëndrueshmërinë në Kosovë në nivel qendror dhe lokal. MuSPP-i bashkëvepron dhe ofron mbështetje, këshilla dhe ngritje të kapaciteteve për një numër të komunave. Mbështetje dhe këshillim i`u është ofruar edhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ministrive të linjës, Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe akterëve të tjerë relevantë që kanë rol në sektorin e zhvillimit. Përgjatë shumë viteve, përvojë e konsiderueshme është fituar në lidhje me zonat administrative, ligjore, menaxheriale dhe praktike në kuadër të sektorit. Qasje e mirë në praktikat më të mira ndërkombëtare ka qenë një përparësi dhe kjo ka qenë e aplikuar në projekte dhe aktivitete të ndryshme.
Duke parë atë që u tha më lartë, UN-Habitat/MuSPP ka qenë i angazhuar për të siguruar komente dhe rekomandime për Projektligjin shumë të rëndësishëm për Planifikim Hapësinor, një gur-themel në kornizën ligjore për zhvillimin e Kosovës, si dhe Projektligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa leje, të cilat tani janë në shqyrtim me Komisionin Funksional në Kuvendin Kombëtarë. Të dy projektligjet kanë përfshirë një numër rekomandimesh të UN-HABITAT/MuSPP, të cilat janë konsideruar shumë të vlefshme duke marrë parasysh përvojën dhe kredibilitetin e saj në çështjet ligjore dhe planifikimin brenda institucioneve lokale dhe qendrore të Kosovës. Në mënyrë që të ndjekin nga afër procesin e MuSPP-it është duke u ftuar rregullisht dhe vazhdimisht Komisioni funksional për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor në Kuvendin e Kosovës, për rishikimin e progresit të ligjeve të lartpërmendura.