Lajme dhe Ngjarje
MuSPP-i sjellë përvojat me ligjeratë dhe me konferencë për planifikimin pjesëmarrës
Vizionimi si mjet i planifikimit pjesëmarrës
ishte tema e konferencës së organizuar nga Programi i Planifikimit Hapësinor Komunal
i UN-HABITAT-it, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
dhe të partnerëve tjerë të involvuar në proceset e vizionimit në komunat e MuSPP-it,
si fondacioni Friedrich Ebert (FES) dhe Trashëgimia Kulturore pa Kufi (CHwB). Gjatë
katër viteve të fundit, u organizuan nëntë punëtori të vizionimit si aktivitete të
planifikimit pjesëmarrës me pjesëmarrje aktive të zyrtarëve qeveritarë dhe të
organizatave të shoqërisë civile, Kjo konferencë i mblodhi rreth 150 profesionistë
të planifikimit nga mbarë Kosova, të cilët i sollën eksperiencat e tyre dhe
diskutuan për planifikimin pjesëmarrës dhe strategjik në Kosovë, si dhe jashtë
saj. Pjesëmarrësit e patën rastin të mësojnë nga prezentimet e tre ekspertëve
planifikimit nga Suedia, Turqia dhe Shqipëria.
I përbërë
nga katër sesione, konferenca ishte një mundësi e mirë e shkëmbimit të eksperiencave
ndërmjet ekspertëve të planifkimit në Kosovë.
Konferenca
filloi me fjalët hyrëse të Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, i
cili theksoi se rezultatet e ngritjes së kapacaiteteve si në nivelin lokal dhe
në atë qendror në mbështetje të UN-HABITAT-it kanë filluar të jenë të dukshme,
ku e kemi draftin e PZHK-së së Junikut hartuar nga kapacitetet e brendshme
komunale, ku me metodë të njejtë janë duke u hartuar edhe planet e Hanit të
Elezit dhe Mamushës. Udhëheqësja e zyres së UN-HABITAT-it në Kosovë, znj.Krystyna
Galezia, në fjalën e saj hyrëse e theksoi rolin e UN-HABITAT-it dhe bashkëpunimin
me komunat për promovimin e qasjes në planifikimin pjesëmarrës dhe metodat
strategjike të planifikimit.
Konferenca
u nderua me prezencën e Z. Steve
Johnson, Udhëheqës i Departamentit për Planifikim dhe Zhvillim të Qëndrueshëm të
Komuniteteve nga Komuna e Borlanges në Suedi;
Z. Flamur Kuçi, këshilltar i krye-ministrit të Shqipërisë, i cili e solli
eksperiencën nga Shqipëria si dhe Znj. Nuran Zelen Gulersoy, ligjëruese në
Universitetin Teknik të Stambollit e cila e solli eksperiencën turke për
planifikimin pjesëmarrës duke dhënë shembuj konkretë nga tri qytete në Turqi. Eksperiencat
e suksesshme nga komunat e MuSPP-it nga Juniku, Hani i Elezit dhe Mitrovica u
prezentuan nga zyrtarët komunalë, Znj. FerdoneTofaj, Z. Durim Dernjani si dhe
Znj. Shyhrete Peci.
Poashtu në
këtë konferencë prezentuan edhe Znj.Suzana Goranci, Udhëheqëse e Sektorit për
Planifikim Komunal pranë Departamentit të Planifikimit Hapësinor në MMPH, Z.
Ilir Gjinolli, profesor në Departamentin e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës,
Z. Luan Shllaku, Drejtor i KFOS-it, si dhe Znj. Elvida Pallaska nga Instituti i
Planifikimit Hapësinor.
Pjesëmarrësit
në këtë takim kontribuan duke ngritur dhe diskutuar për çështje të shumta përmes
shkëmbimit të eksperiencave dhe reflektimeve profesionale. Planerët theksuan se
pjesëmarrja e vendim-marrësve në proceset e planifikimit theksohet të jetë një
çështje mjaft e rëndësishme, ngase në shumë raste vendimet e marra nga
politikanët nuk janë në përputhje me vizionin e qytetarëve, organizatave të
shoqërisë civile dhe akterëve tjerë.
Gjatë
dialogut të zhvilluar, ishte mëse e qarte se kuptimi dhe pjesëmarrja në
procesin e planifikimit është relativisht i dobët, por kjo gjë edhe është
pritur duke konsideruar se Kosova ndodhet në fazë tranzitore. Me notë pozitive,
suksesi brenda komunave të Kosovës që është parë deri më tani përmes qasjes
pjesëmarrëse sugjeron që përmirësimi do të vazhdojë dhe do të ngritet edhe më
tej në të ardhmen.
Në ligjeratë
prezentuan ekspertët ndërkombëtar të planifikimit, që u përcoll me diskutim
aktiv nga pjesëmarrësit dhe pyetjet e shumta për ligjëruesit, që prezentuan nga
tri kënde të ndryshme duke u bazuar në eksperiencat e tyre, nga tri vende të
ndryshme.