Lajme dhe Ngjarje
MuSPP2 e ndihmon Hanin e Elezit në mbledhjen e të dhënave për hartimin e PZHK-së dhe PZHU-së
Ekipa e
MuSPP 2 së bashku me Komunën e Hanit të Elezit kanë filluar me projektin e mbledhjes
së të dhënave të nevojshme për hartimin e profilit komunal. Të dhënat që do të
mblidhen me këtë rast do të nevojiten për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK)
dhe Planit Zhvillimor Urba (PZHU). Ky aktivitet do të zhvillohet në 1500 shtëpi
të Komunës së Hanit të Elezit, dhe është një nga pyetësorët më masovikë lokalë
zhvilluar deri më tani.
Qëllimi i
zhvillimit të këtij pyetësori është mbledhja e informative në lidhje me banimin,
numrin e banorëve dhe strukturën e familjeve, pronësinë, shfrytëzimin e tokës,
shërbimet shoqërore dhe transportin. Mbledhja e të dhënave bëhet nga 5 ekipe të
përbëra nga zyrtarë komunalë dhe stafi i MuSPP 2. Pyetësori që filloi nga 1
Qershori gati se ka përfunduar në zonën urbane derisa në zonën rurale do të
fillojë javën e ardhshme. I tërë ky projekt pritet të përfundojë deri në fund të
Qershorit. Hap tjetër i këtij projekti do të jetë analizimi i të dhënave të
marra, që më pas do të pasojë me hartimin e profilit komunal të kwsaj komune.
Hani i
Elezit si komunë e re, është e obliguar ta hartojë PZHK-në dhe PZHU-në si udhërrëfyes
për zhvillimin komunal dhe urban për të ardhmen. Vendimi për hartimin e PZHK-së
dhe PZHU-së doli nga seanca e kuvendit komunal mbajtur me 27 Janar 2009.
Komuna dhe MUSPP-i
vendosën marrëdhënie bashkëpunimi vitin e kaluar, kur Hani i Elezit e kishte
statusin e pilot komunës. Punëtoria e Vizionimit e Hanit të Elezit mbajtur në
Prill 2008 ishte hapi i parë i kësaj mbështetjeje, e cila tashmë është kthyer në
mbështetje më substanciale fokusuar në zhvillimin e PZHK-së dhe PZHU-së. Synimi
i qeverisë komunale të Hanit të Elezit është ta ketë PZHK-në dhe PZHU-në të
hartuar nga stafi i saj por në mbështetje të MuSPP2.