Lajme dhe Ngjarje
MuSSP dhe Sida vazhdojnë ta mbështesin MMPH-në
Përfaqësuesit
e SIDA-s dhe MuSPP-it u takuan me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,
Mahir Yagcilar të marten me 14 Janar, në kuadër të agjendës së Takimit
Shqyrtues Tre Palësh.
Takimi u
fokusua në mësimët e fituara nga mbështetja e dhënë MMPH-së dhe në gjenerimin e
ideve të reja për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të UN-HABITAT-it dhe MESP-it
në të ardhmen.
Në fjalën
hyrëse, Ministri u shprehu mirënjohje UN-HABITAT-it dhe Sida-s në lidhje me programin
e MuSPP-it për mbështetjen e dhënë ministrisë dhe komunave të Kosovës si dhe u
ndal te vazhdimi i bashkëpunimit në mes të UN-HABITAT-it dhe MESP-it.
Prioritetet
e ministrisë që kërkojnë mbështetje nga UN-HABITAT-i, sipas Ministrit Yagcilar
kanë të bëjnë me implementimin e Planit Hapësinor të Kosovës pasi që të
aprovohet nga Kuvendi i Kosovës, mbështetjen e pesë komunave të reja si
rezultat i procesit të decentralizimit në hartimin e planeve komunale si dhe
ndihmën për komuna tjera në Kosovë.
Vendbanimet
joformale ishte çështja e radhës, ku zyrtarë nga MMPH-ja deklaruan se për
hartimin e strategjive ju nevojitet mbështetje profesionale dhe financiare. Lidhur
me këtë, ata theksuan se sidomos programi i banimit duhet të trajtohet në
koordinim të përbashkët ndërmjet MESP-it dhe MuSPP-it. Komponenta e mjedisit duhet të jetë më e
theksuar në planet zhvillimore komunale dhe urbane tha minsitri, duke shtuar
se mbështetja e UN-HABITAT-it në këtë fushë është e nevojshme. Delegacionet e UN-HABITAT-it
dhe Sida-s u informuan gjithashtu edhe për ligjin për kryeqytetin i cili do të
aprovohet shpejt dhe se Agjensia Kadastrale e Kosovës do të veprojë nën
administrimin e MMPH-së.
Përfaqësuesit
e Sida-s e përshëndetën progresin impresiv të programit që është i dukshëm
sidmos në komunat e vogla ku dokumentet e planifikimit janë hartuar nga vet
komunat me një përkrahje të fuqishme të stafit të MuSPP-it, me përfshirje të Institutit
dhe Departamentit të Planifikimit Hapësinor, pjesë e Ministrisë së Planifikimit
Hapësinor.
Tri palët e
këtij takimi, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, UN-HABITAT-i dhe
Sida siguruan se mbështetja në procesin e planifikimit në të gjitha komunat e
MuSPP-it do të vazhdojë për qëllim të një të ardhmeje më të mirë urbane në
Kosovë.