Lajme dhe Ngjarje
Nxënësit e Shkollës Meto Bajraktari, më të sigurtë gjatë qasjes për në shkollë
Ceremonia e
hapjes së projektit investues kapital Përmirësimi i Qasjes në Shkollën Fillore
METO BAJRAKTARI në Mitrovicë, u organizua në oborrin e shkollës me 3 Nëntor 2010.
Projekti që
u inicua nga peticioni i komunitetit të shkollës, u hartua në bashkëpunim të
ngushtë ndërmjet komunitetit të shkollës dhe të lagjes, departamenteve komunale
si dhe nga Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal i
UN-HABITAT-it në Mitrovicë.
Znj.
Krystyna Galezia, Udhëheqëse e zyres së UN-HABITAT/MuSPP-it në Kosovë e shprehu
kënaqësinë për implementimin e këtij projekti i cili ofron qasje më të sigurtë
dhe më të lehtë për mëse 1000 nxënës të kësaj shkolle dhe në të njejtën kohë e
përmirëson infrastrukturën e lagjes. Në fjalën e saj, ajo theksoi se UN-HABITAT-i,
në mbështetje nga Sida, do të vazhdojë të marrë pjesë në investimet që kanë
të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës së hapësirave publike, që ofrojnë
jetë më të mira në zonat urbane për të gjithë njerëzit, në veçanti për ata më të
rrezikuarit.
Kryetari i
Mitrovicës, Z Avni Kastrati, e shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e
UN-HABITAT-it në Mitrovicë deri tash.
UN-HABITAT-in
e kemi partner strategjik dhe shpresojmë se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në
projekte tjera të rëndësishme në qytet. tha ai.
Pjesë e këtij
projekti ishte mbyllja e qasjes në oborrin e shkollës për veturat, mbylljen e
gropave me beton, përmirësimi i sipërfaqes alternative për ecje, ngritjen e sipërfaqjes
së rrugës gjatë qasjes më udhëkryq, vendosjen e masave për uljen e shpejtësisë
dhe ndalesa e parkimit, vendosja e shenjave për lokalet e Handikos-it, si dhe
vendosja e ndriçimit në të dy anët.
Përmirësimi
i qasjes në Shkollën Fillore Meto Bajraktari në Mitrovicë, është financuar 50/50
nga Komuna e Mitrovicës dhe Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor
Komunal, Faza2 (MuSPP2) e UN-HABITAT-it në Kosovë, financuar nga Agjensia Suedeze
për Bashkëpunim dhe Kooperim Ndërkombëtar, Sida.