Lajme dhe Ngjarje

Pejë: Kuvendi Komunal zyrtarisht vërteton përpjekjet në planifikimin hapësinor

Më 14 maj 2007, Kuvendi Komunal I Pejës aprovoi Planin Zhvillimor Komunal dhe Planin Zhvillimor Urban sipas dispozitave të ligit të ri i cili zyrtarisht e ndryshon planin e mëparshëm të vitit 1984.

Të dy planet, të cilat u hartuan për dy vite, dhe që morën miratimin edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e bënë Pejën të jetë komuna e parë në Kosovë të ketë arritur në këtë stad.

Sipas Ligjit mbi Planifikimin Hapësinor, këto plane janë udhëzime ligjore mbi zhvillimin e ardhshëm të komunës dhe qytetit të Pejës, për tu detalizuar më tej me aktivitetet e planifikimit dhe dhënien e lejeve urbane, lejeve ndërtimore dhe atyre të përdorimit. I gjithë procesi për hartimin e dy planeve është përkrahur nga UN-HABITAT-i, programi MuSPP.

Plani Zhvillimor komunal dhe Plani Zhvillimor Urban për Pejën janë në dispozicion në të tri gjuhët në webfaqen e komunës. Dokumentet mund të gjenden në http://www.peja-komuna.org , tek seksioni "Projektet".

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje