Lajme dhe Ngjarje

Plan i freskuar i Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta për Hanin e Elezit

 Komuna e Hanit të Elezit me mbështetjen e MuSPP-it të UN Habitat-it sapo përfundoi revidimin e Planit Lokal të Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta (PLMMN). Procesi ishte gjithëpërfshirës dhe përfshiu komponentin e ngritjes së kapaciteteve në mbështetje të gjithë drejtorive relevante komunale.

Kryetari, Z. Rufki Suma, dhe Kryekëshilltarja Teknike e UN habitat-it, Znj. Gwendoline Mennetrier, patën mundësi të diskutojnë planin i cili përfshin prioritetet, caqet, aktivitetet dhe planin financiar të freskuar, si dhe harmonizimin me planin dhe strategjinë nacionale për menaxhimin e mbeturinave të ngurta, të aprovuara kohëve të fundit.

Plani, i cili përmban hapat e mëtejmë për një komunë më të shëndetshme dhe pa mbeturina, do të dërgohet së shpejti në Asamblenë Komunale për diskutim dhe miratim. Komuna dëshiron që të vazhdojë të përmirësojë shërbimet e mbledhjes së mbeturinave dhe pastrimin e rrugëve; si dhe të promovojë kompostimin përmes pilot projekteve, të prezantojë riciklimin, pastrojë deponitë ilegale të mbeturinave dhe të shfrytëzojë mbetjet e ndërtimit. Së shpejti do të fillojë një kampanjë për rritjen e efiçiencës në mbledhjen e të hyrave, e cila do të jetë pjesë ngritjes së vetëdijes së publikut që do ti ketë si cak të rinjtë përmes programeve të obligueshme edukativo-arsimore. PLMMN gjithashtu përfshin masat në lidhje me nevojën e zhvillimit të ekspertizës dhe shkathtësive të stafit komunal në fushën e menaxhimit të mbeturinave.           

 

 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje