Lajme dhe Ngjarje
Plani zhvillimor komunal i Junikut po i afrohet aprovimit
Procesi dyvjeçar i hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) të Junik-ut, ka pranuar pëlqimin nga Ministria e Mjedisit dhe planifikimit hapësinor në Maj, 2011. Drafti i PZHK-së përmban kapitull të veçantë, raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) i cili gjithashtu ka pranuar pëlqimin nga departamenti i mjedisit brenda MMPH-së.
PZHK-ja e Junkut është shembulli i parë në Kosovë, e hartuar më një qasje më ndryshe në krahasim me praktikat e tanishme ku planet janë tenderuar për hartim te kompanitë e ndryshme. Dokumenti i PZHK-së është hartuar nga stafi komunal i Junik-ut dhe është mbështetur nga ekipi i MuSPP/UN-HABITAT-it në bashkëpunim me Trashëgiminë Kulturore pa Kufij (CHwB) dhe Institutin për planifikim hapësinor brenda MMPH-së.
Procesi i hartimit të PZHK-së së Junik-ut ka përfshirë takime publike, konsultime dhe reagimet në kualitetin e draft versionit të planit nga grupe të ndryshme të akterëve si nga sektori publik, organizatat jo-qeveritare, komunitetit të biznesit, medieve dhe qytetarëve në përgjithësi.
Vendimi nga Asambleja Komunale për të adoptuar planin do të jetë ne Qershor 2011; në rast të aprovimit plani duhet të i japë komunës një dokument i cili do të ndihmojë në udhëheqjen e zhvillimeve në të ardhmen.