Lajme dhe Ngjarje

Prezentimi Multimedial i Graçanicës

 

Prezentimi Multimedial i Punëtorisë së Vizionimit është organizuar nga Komuna e Graçanicës në bashkëpunim me UN-HABITAT-in.

Punëtoria e vizionimit që u mbajt në nëntor të viti të kaluar, organizuar nga Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), implementuar nga UN-HABITAT-i në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor(MMPH), Trashëgiminë Kulturore pa Kufi(CHwB), Fondacionin Friedrich Ebert (FES) dhe Zyrën Civile Ndërkombëtare (ICO). Kjo punëtori i mblodhi qytetarët, shoqërinë civile dhe stafin Komunal të Graçanicës që së bashku dhe në mënyrë pjesëmarrëse ta zhvillojnë vizionin për të ardhmen e Komunës së Graçanicës.

Qëllimi i këtij prezentimi multimedial është t’i prezentojë rezultatet e punëtorisë para një audience të gjerë dhe në të njejtën kohë të ofrojë një mundësi për diskutim, sugjerime dhe vërejtje.

Hapi i ardhshëm do të jetë kombinimi i këtyre rezultateve në një vizon të integruar që ka rëndësi substanciale për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal(PZHK). Hartimi i PZHK-së do të fillojë në një të ardhme të afërt në mbështetje të MUSPP-it dhe partnerëve të tij.  

Prezentimi multimedial do të mbahet me 3 Shkurt 2011 në restoranin Ognjšte në Graçanicë, duke filluar nga ora 10:15.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje