Lajme dhe Ngjarje

Programi i ri për veriun e Kosovës sapo filloi!

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës, Ambasadës së Suedisë në Kosovë, komunave partnere dhe shoqërisë civile, UN-Habitat dhe PAX/CBM (Community Building Mitrovica), shënuan fillimin e programit "Nxitja e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe qeverisjes së mirë në veri të Kosovës" i financuar nga Bashkëpunimi Suedez për Zhvillim (Swedish Development Cooperation). Ky takim startues u mbajt në një atmosferë të ngrohtë bashkëpunuese të martën, më 6 dhjetor në Prishtinë, në të cilin ishin prezent 75 pjesëmarrës.

Programi i ri synon të mbështesë forcimin e kapaciteteve lokale për planifikim strategjik, duke rritur transparencën, përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien e qeverisjes lokale përmes mobilizimit dhe angazhimit të shoqërisë civile, si dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve me anë të koordinimit dhe bashkëpunimit ndër-komunal dhe me nivelin qendror. Për më tepër, ky program mbështetë kontributin e Kosovës në zbatimin e Axhendës së Re Urbane (New Urban Agenda) dhe përpjekjet drejt Qëllimit "Urban" të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Axhendës Post-2015 (Post-2015 Agenda), me fokus në zhvillimin e urbanizimit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, si dhe kapaciteteve për planifikim dhe menaxhim pjesëmarrës, të integruar dhe të qëndrueshëm të vendbanimeve njerëzore.

Fjalët hyrëse që u mbajtën nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, përfaqësuesit të Ministrisë së Administratës Publike, Ambasadës së Suedisë në Kosovë dhe UN-Habitat, dëshmuan më tej nevojën për planifikim dhe menaxhim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, duke përfshirë edhe zotimet përkatëse për mbështetjen e këtij procesi.

Ky takim startues u zhvillua përmes prezantimeve dhe shkëmbimeve në lidhje me urbanizimin e qëndrueshëm si një shtytës drejt prosperitetit dhe kohezionit social, si dhe rolin e shoqërisë civile në këtë proces. Prezantimi i programit që pasoi, duke përfshirë rolin e komunave veriore dhe organizatave të shoqërisë civile në zbatimin e tij, ngjalli interes të veçantë tek pjesëmarrësit.

Kjo ditë u përmbyll me një diskutim të përbashkët në të cilin pjesëmarrësit patën mundësinë të shprehin vizionet zhvillimore, prioritetet dhe sfidat në komunat e tyre, ndërsa gjithashtu u prezentua edhe perspektiva e shoqërisë civile. Në përgjithësi, komunat theksuan se sfidat kryesisht përfshijnë mungesën e dokumenteve aktuale të planifikimit hapësinor, apo nevojën për përditësimin e tyre, si dhe nevojën për përmirësimin e mëtejshmë të kapaciteteve lokale. Të gjitha komunat shprehën gatishmërinë për t'u angazhuar në hartimin e strategjive zhvillimore të bazuara në potenciale lokale, si mënyrë për të arritur zhvillimin e qëndrueshëm.

Kjo ngjarje u karakterizua nga një frymë pozitive bashkëpunimi, ku u shpreh interesi për bashkëpunim ndër-komunal në bazë të interesave të përbashkëta, përkrahja nga niveli qendror, si dhe pjesëmarrja dhe kontributi konstruktiv i shoqërisë civile.

Programi "Nxitja e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe qeverisjes së mirë në veri të Kosovës" implementohet bashkarisht nga UN-Habitat dhe PAX/ CBM në shtatë komuna:  Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Mitrovicë Jugore, Skenderaj, Vushtrri, Zubin Potok, and Zveçan

 

 

 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje