Lajme dhe Ngjarje

Promovimi i pikëpamjeve të përbashkëta mbi hapësirat publike në Prishtinë!

Si pjesë e projektit "Bllok pas Blloku Prishtina" përbrenda Programit Global për Hapësira Publike të UN-Habitat, procesi i konsultimeve, me qëllim lehtësimi të një diskutimi të vazhdueshëm mbi hapësirat publike në qytetin e Prishtinës, u mbajt suksesshëm. Një seri takimesh me fokus grupe u organizuan nga UN-Habitat në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, të cilat u mbajtën gjatë 28 dhe 29 qershorit, duke e plotësuar të parin i mbajtur më 16 mars 2016.

Procesi kishte qëllim të mundësojë një reflektim të përbashkët mbi kualitetin dhe llojet e hapësirave publike që ofron qyteti, praktikat e zhvillimit dhe menaxhimit të të njejtave si dhe sfidat dhe mundësitë për trajtim të përmirësuar dhe gjithëpërfshirës ndaj hapësirave publike në Prishtinë.

Tema u diskutua nga tri këndvështrime, si ajo e administratës lokale, këndvështrimi i përdoruesve, si dhe nga ata që stimulojnë ose kontribuojnë në ndryshimet në qytet. Takimet me fokus grupe bashkuan një numër të madh të grupeve të interesit duke përfshirë administratën lokale, përfaqësues të bashkësive lokale, mediave, forcave policore, institucioneve kulturore, OJQ lokale dhe ndërkombëtare që avokojnë në fuqizimin e gruas, të rinjë dhe fëmijë, të moshuar, persona me nevoja të veçanta, qëndrushmëri të mjedisit dhe agjent të pamvarur kulturor. Pikëpamjet e tyre i ndanë edhe përfaqësues të kompanive ndërtimore, studiove të projektimit, artistë të akademisë dhe të pamvarur, OJQ vendore dhe ndërkombëtare që kontribuojnë në revitalizimin e hapësirës publike nëpërmjet nismave individuale ose mbështetjes ndaj administratës lolale.

Gjetjet do ta pasurojnë "Profilin e Hapësirave Publike" që është duke u hartuar nga UN-Habitat në Kosovë dhe Komuna, e që do të shërbejë si pikënisje  drejt formulimit të politikave të gjithëmbarshme të hapësirave publike. 

 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje