Lajme dhe Ngjarje
Punëtoria e dizajnit urban për qendrën e qytetit të Hanit të Elezit
Si pjesë e
procesit për hartimin e Planeve Zhvillimore Komunale, Komuna e Hanit të Eelzit së
bashku me Programin e Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal, organizuan
punëtori të dizajnit urban për përmirësimin e hapësirave publike të qendrës së
qytetit të kësaj komune. Takimi u mbajt me 25 Shkurt dhe i mblodhi rreth 50 pjesëmarrës
nga fusha të ndryshme, duke përfshirë zyrtarë komunal, pjesëmarrës nga shoqëria
civile, të rinj, persona me aftësi të kufizuara si dhe përfaqësues nga komuniteti
i bizneseve.
Qëllimi
kryesor i këtij takimi ishte që të identifikohet Projekti Investues Kapital (CIP),
që do ta pasojë punëtorinë në fjalë. CIP ka për qëllim të ofrojë mundësi për
komunitetin e Hanit të Elezit, pasiqë nuk ka asnjë hapësirë të dedikuar për
banorë në qendër të qytetit. Qëllim I Komunës dhe MuSPP-it është edhe përmirësimi
i kualitetit visual të qendrës së qytetit përmes kultivimit të hapësirave të
gjelbëra.
Stafi i
MuSPP-it e prezentoi nevojën për dizajn dhe për ndërlidhjen e tij me Planin
Zhvillimor Komunal (PZHK), që është në hartim e sipër. Takimi vazhdoi me
prezentim të dizajnit urban nga ana e MuSPP-it, që kishte të bënte me analizat
e planifikimit dhe dizajnit urban të qendrës së qytetit dhe identifikimin e përparësive
dhe mangësive ekzistuese para detajizimit të mundësive të zonës.
Takimi
vazhdoi me punën në grupe punuese, ku pjesëmarrësit u ndanë në katër grupe. Rezultatet
e dala nga grupet punuese ishin edhe rekomandimet e para që kryesisht kishin të
bënin me zhvendsojen e transmetuesve elektrikë nga qendra e qytetit, zhvendosjen
e parkingut të komunës dhe shëndërrim e tij në zonë të gjelbër publike, krijimin
e parkingjeve mbrapa objektit të komunës, largimin e rrethojave rreth objektit
të Komunës, zgjerimin e qendrës së kulturës, rrënimin e ndërtesave të vjetra në
afërsi të komunës, ndërtimin e një qerdheje, ndërtimin e një fontane etj.
CIP i
propozuar për qendrën e qytetit të Hanit të Elezit do të financohet në mënyrë të
barabartë nga UN-HABITAT-i dhe Komuna e Hanit të Elezit.