Lajme dhe Ngjarje

Punëtoria mbi Indeksin e Qeverisjes Urbane

Sa të kënaqur janë qytetarët me autoritetet locale dhe punën e tyre? Sa transparente janë autoritetet locale në vendim-marrje? Sa efektiv janë ata në menaxhimin e fondeve dhe grumbullimin e të hyrave vjetore?

Një prej mënyrave e cila iu përgjigjet këtyre pyetjeve është përdorimi I Indeksit të Qeverisjes Urbane (IQU), një vegël e zhvilluar nga UN-HABITAT-I për të matur kualitetin e qeverisjes.

Një punëtori interesante mbi Indeksin e Qeverisjes Urbane u mbajt në Prishtinë më 28 e deri më 31 maj. Duke prezantuar konceptin dhe metodologjitë tek grupet e ndryshme të pjesëmarrësve përfshirë këtu politikanë, vendimarrës, praktikantë, pjesëmarrës të agjencioneve ndërkombëtare, të cilët punojnë  në aspekte të ndryshme të qeverisjes së mirë, si dhe organizata të shoqërisë civile, punëtoria kishte për qëllim të ngritë vetëdijen e kësaj audience mbi mënyrat e mundshme të aplikimit të kësaj vegle dhe promovimin e përdorimit praktit të saj në përmirësimin e praktikave të qeverisjes lokale.

Pas prezantimit të përgjithshëm të IQU-së, e cila iu prezantua në Prishtinë komuna e Gjakovës u paraqit në mënyrë vullnetare që të përdorë këtë instrument për vlerësimin e punës së saj.  Për dy ditë me radhë, një ekip i përbërë nga zyrtarë komunalë, përfaqësues të shërbimeve publike, anëtarë të Kuvendit Komunal dhe përfaqësues të shoqërisë civile diskutuan për treguesit dhe dhanë përgjigje të hollësishme shumë pyetjeve. Pas mbledhjes së të gjitha të dhënave të nevojshme dhe pas plotësimit të tabelave të llogaritjes, komuna do të nxjerrë rezultatet dhe do të jetë në gjendje të krahasojë punën e vet me punën që bëhet në 24 qytete tjera në mbarë botën, të cilat tashmë kanë marrë pjesë në këtë ushtrim.

Gjakova nuk është qyteti i parë i Kosovës që punon me IQU. Gjatë fazës së zbatimit edhe Prishtina ishte ftuar që të marrë pjesë në testimin e këtij instrumenti në terren. Komuna e Ferizajit poashtu ka treguar interesim të madh për aplikimin e këtij instrumenti në një të ardhme të afërt.  

Pas diskutimeve me Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe Administrimit (MPLA), ekipi i MuSPP-së dhe MPLA  do të punojnë së bashku për të zhvilluar treguesit përkatës më specifik për komunat e Kosovës.  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje