Lajme dhe Ngjarje

Përfaqësuesit e Sida-s vizituan komunat partnere të MuSSP-it

Me 13 nëntor 2012 si pjesë e takimeve Trepalëshe për Rishikim  (RT), takimeve teknike, ishin mbajtur takime mes Programit për mbështetje të Planifikim Hapësinor Komunal të UN-Habitat-it (MuSSP) në Kosovë, delegacionit të Agjencisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Sida) si dhe partnerët lokal.  Përfaqësuesit nga zyrës së Sida-s vizituan komunën e Mamushës, Graçanicës dhe Prizrenit. Znj. Elizabeth Narrowe  dhe përfaqësues të tjerë nga zyra e Sida-së në Suedi dhe Kosovë ishin shoqëruar nga Znj. Krystyna Galezia, Shefe e zyrës së UN-Habitat-it në Kosovë, stafi menaxhues i MuSSP-së  dhe Zyrtarët Kombëtar të Planifikim nga MuSSP-ja. 

Delegacioni vizitoi komunën e Prizrenit për të diskutuar projektet në komunë dhe për të vizituar Projektet e më hershme të Investimet Kapitale (PIK) dhe zonën për PIK-un e ri të përzgjedhur. Grupi u takua me kryetarin e Prizrenit Dr. Ramadan Muja, drejtorin e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor Z. Sadik Paqarizi, drejtorin e Shërbimeve Publike Z. Hasan Hasani dhe arkitekten Znj. Laura Ukimeri.

Kryetari përmendi zbatimin e PIK-ut për Revitalizimin e rrugës së Farkëtarëve dhe shprehi gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin me UN-Habitat-in/MuSPP. Z. Hasani shtoi se ky projekt ka pasur një ndikim në zonën historike dhe se mësimet e mësuara gjatë procesit do të aplikohen në PIK-un e radhës. 

Vizita vazhdoi me vizitë në terren, në rrugën e Farkëtarëve ku grupi pati mundësi që të informohej rreth synimit dhe qëllimit të projektit, materialit të përdorur, vështirësitë në mirëmbajtje, etj. Pas vizitës tek rruga e Farkëtarëve, vizita vazhdoi në sheshin Lidhja e Prizrenit ku ishin prezantuar projektet e reja- konceptet dhe materialet që do të përdoren, aktivitete në zonë, zonat etj..

Delegacioni vizitoi komunën e Mamushës gjithashtu, për të diskutuar progresin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK)  dhe çështjet hapësinore dhe urbane. Vizita nisi me takimin me Kryetarin e komunës së Mamushës Z. Arif Butuc, Drejtorin e drejtorisë për Zhvillim, Planifikim, Gjeodezi dhe Kadastër, Z. Cavit Mazrek dhe Znj. Esra Osi. Kryetari mirëpriti delegacionin dhe falënderoi për mbështetjen e ofruar nga UN-Habitat-i, dhe shtoi se komuna e sapo formuar ka përparuar dhe ka zhvilluar dijen lidhur me planifikimin urban dhe hapësinor.  Ai shprehi përkushtimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin në të ardhmen në mënyrë që të finalizohet PZHK-ja. Gjatë vizitës është mbajtur një prezantim i shkurtër lidhur me progresin e PZHK-së. 

Delegacioni pati mundësinë që të takohet më Z. Bojan Stojanovic, Kryetar i komunës së Graqanicës, Znj. Nada Brkljac, Drejtoreshë e drejtorisë për Urbanizëm, Kadastër, Planifikim dhe Mjedis në komunën e Graçanicës e cila bashkëpunon direkt me MuSPP-në në hartimin e PZHK-së dhe çështjeve të tjera urbane dhe të planifikimit hapësinor. Kryetari shprehi mirënjohjen e tij ndaj  UN-Habitat/MuSPP  dhe Sida-në për përkrahjen që i është dhënë komunës në hartimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM). Ai theksoi se është i rëndësishëm jo vetëm plani por edhe vet procesi  i hartimit, ku ka zënë vend ngritja e kapaciteteve. Ky takim ka qene edhe një rast i mirë për ndarjen e pikëpamjeve të autoriteteve komunale më përfaqësuesit nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Sida) për bashkëpunimin me MuSSP-in gjatë kësaj faze të programit. Drejtori i Urbanizmit theksoi se gjatë vitit të kaluar, ekipi komunal për Planifikim me përkrahje  të Programit të UN-Habitat-it/MuSPP ka punuar intensivisht në hartimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Vlerësimi Strategjik Mjedisor dhe se deri tani kanë përfunduar kapitujt e profilit, vizionit dhe se për momentin është duke finalizuar kapitujt e skenarëve të zhvillimit dhe atij strategjik, e gjithë kjo paralelisht me VSM-në.  Pas takimin u zhvillua një vizitë në deponinë e mineraleve në Graçanicë; vizitorët patën rast të mirë që të dëshmojnë ndikimin e madh negativë që ajo ka në ajër, nëpërmjet lumenjve dhe dheut në të gjithë territorin e komunës. Vizita përfundoi më një vizitë në Manastirin e Graçanicës i cili është nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Përfaqësuesit e UN-Habitat-it dhe Sida-s takuan gjithashtu edhe zëvendës ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Z.  Shpëtim Rudi, i cili njohu punën e UN-Habitat-it si dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që është krijuar mes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH). Në takimin e mbajtur me 15 nëntor të viti 2012, u diskutua rreth sfidave dhe rrugës përpara në bashkëpunimin mes Programit për mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal të UN-Habitat-it në Kosovë dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë (MMPH). Drejtori i Institutit për Planifikim Hapësinorë (IPH), Z. Agim Radoniqi, diskutoi çështjet strukturore të ndryshimeve në planin hapësinor të Kosovës dhe legjislacionit të ndërtimtarisë, e cila ka nevojë për një periudhe transitore për të përshtatur  proceset për planifikim komunale që janë  në vazhdim e sipër,  me kornizën e re ligjore. Z. Radoniqi gjithashtu i përmendi edhe sfidat në zbatimin e planit. Fushat e reja të identifikuar për bashkëpunim janë vendbanimet joformale dhe nevoja për ruajtjen e integruar për zonat historike në Kosovë. Vendbanimet joformale në Kosovë janë identifikuar nga MMPH-ja dhe ajo është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të zhvilluar punën në këtë sektorë që të i ofroj këtyre lagjeve infrastrukturën dhe shërbimet themelore publike  të tilla si arsimi, duke synuar në integrimin e plotë të këtyre komuniteteve në "shoqërinë formale", citohet Z, Radoniqi.

Takimi Trepalësh për Rishikim (TTR) ishte një mundësi për donatorët dhe UN-Habitat/MuSPP që të shkëmbejnë idetë dhe të shqyrtojnë progresin deri në  këtë pikë. TTR-ja e ardhshme do të mbahet në prill të vitit 2013.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje