Lajme dhe Ngjarje
Qeverisja e Mirë Urbane dhe roli i shoqërisë civile në vendim-marrje
Në kuadër të Programit të Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), UN-HABITAT-i në bashkëpunim të ngushtë me Zyren Për Qeverisje të Mirë, të Drejtat e Njeriut, dhe çështje gjinore në kuadër të Zyres së Kryeministrit, si dhe me Qendrën e Resurseve të Avokimit dhe Trajnimeve organizuan Konferencën mbi Qeverisjen e Mirë Urbane. Konferenca ishe e karakterit regjional dhe vazhdimësi e Tryezës së Rrumbullakët mbi Angazhimin e Shoqërisë Civile në Proceset Vendim-marrëse.
Konferenca kishte për qëllim që të prezantojë konceptin e qeverisjes së mirë dhe rëndësinë e saj për proceset demokratike. Konferenca ishte e fokusuar në atë se si këto principe janë ose mund të inkorporohen në veprimet e qeverisë lokale në kontekstin e planifikimit hapësinor komunal. Konferenca ofroi mundësi për prezantimin e shembujve të qeverisjes së mirë në Kosovë si në nivelin qendror ashtu edhe atë lokal, duke përfshirë këtu edhe aktivitetet e UN-HABITAT-it, si dhe solli në diskutim perspektiva nga vendet e regjionit si dhe më gjerë.
Konferencës i parapriu një një tryezë e rrumbullakët, e cila u mbajt në Prishtinë më 14 qershor, ku debatua mbi rolin e shoqërisë civile dhe qytetarëve në vendim-marrje.
Pjesëmarrja e publikut dhe angazhimi i qytetarëve janë pjesë e parimeve të Qeverisjes së Mirë dhe janë parë si element i rëndësishëm në procesin gjithpërfshirës të pjesëmarrjes dhe vendimarrjes.