Lajme dhe Ngjarje
Qytetarët diskutojnë për zonën e lumit Lushta në Mitrovicë
Zyrtarët komunal, stafi i MuSPP-it dhe akterë tjerë dukë përfshirë
përfaqësuesit e Little People of Kosovo, OSBE, OJQ-ja Bypass, Asociacioni i të
Shurdhërve, mësimdhënës dhe nxënës nga Shkolla Teknike Arkitekt Sinani si dhe
nga bizneset lokale u takuan me 4 Shkurt 2010 për të diskutuar për mundësitë e
përmirësimit të zonës së Lumit Lushta në Mitrovicë.
Takimi filloi me vizitë në zonën përkatëse, ku pjesëmarrësve
iu dha mundësia të identifikojnë barrierat e shfaqura gjatë lëvizjes dhe në të
njejtën kohë të diskutojnë për mundësinë për përmirësim. Gjatë vizitës, pjesëmarrësit
i kushtuan vëmendje çështjeve të mobilitetit, qasjes dhe aspekteve të sigurisë
duke i shënuar ato në pyetësorin e vizitës. Ecja në zonë pasoi me një punëtori
të mbajtur në Shkollën Teknike Arkitekt Sinani, ku pjesëmarrësit i shprehën
idetë e tyre për zgjidhjen e problemeve të shfaqura gjatë vizitës së zonës, dhe
në të njejtën kohë duke i shkëmbyer idetë për përmirësimin e infrastrukturës.
Koncepti i projektit të Lumit Lushta Korridor i Gjelbër u
prezentua para panelit për përzgjedhjen e projekteve të investimeve kapitale në
Shtator 2009. Paneli i përbërë nga përfaqësues të Sida-s, CHwB-së dhe nga MMPH-ja
shfaqën opinion pozitiv në lidhje më projektin duke e kualifikuar atë për
implementim. Projekti është në fazën e projektimit derisa implementimi i tij do
të financohet në mënyrë të përbashkët nga ana e Komunës së Mitrovicës dhe
MuSPP-it.
Korridoret e gjelbëra përreth tri lumenjve të qytetit janë
pjesë e rëndësishme e Planit Zhvillimor Komunal si pjesë e përmirësimit te
infrastrukturës së gjëlbër(të kaltër) të qytetit. Projekti ka për qëllim
përmirësimin e lidhjes ndërmjet Lumit Lushta me rrugët e qytetit dhe me
trotuaret në tri lokalitete, me qëllim të funksionimit të këtij lumi.