Lajme dhe Ngjarje

Seminaret trajnuese mbi Planin Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM)- Interpretimi, Zbatimi, Monitorimi dhe Vlerësimi, për komunat Partesh dhe Graçanicë, maj 20-22 dhe 29, 2014

Pas marrjes së pëlqimit nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), në plotësimin e kërkesave që dalin nga ligjet përkatëse, në rast të Graçanicës; dhe në proces te shqyrtimit nga MMPH, në rastin e Parteshit; dhe në përputhje me komponenten e trajnimin dhe ndërtimit të kapaciteteve të MuSPP/ UN-HABITAT-it, me fokus në zgjerimin dhe rritjen e kapaciteteve dhe njohurive të institucioneve të qeverisjes vendore për kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre, jane organizuar trajnimet mbi PZHK dhe VSM- Interpretimi, Implementimi, Monitorimi dhe Vlerësimi.

Seminaret trajnuese mblodhen pjesëmarrës të shumtë, zyrtarë nga komunat përkatëse, duke përfshirë zyrtarë të ftuar nga Komuna e Mitrovicës Veriore/ Zyra Administrative e Mitrovicës Veriore (ZAMV), që përfaqësojnë departamentet e planifikimit dhe urbanizmit, shërbimeve publike dhe zhvillimit ekonomik.

Sesionet e trajnuese përbëheshin nga prezantime, të ndjekura nga aktivitete interaktive që kanë të bëjnë me aspektet e fokus seminarit, gjatë së cilave pjesëmarrësit ne forme produktive kanë punuar në një procesi, se sa thjesht të pranonin një produkt te gateshem. Struktura e aktiviteteve është projektuar për të angazhuar pjesëmarrësit në një proces bashkëpunues të të mësuarit.

Pjesëmarrësit e seminarit u pajisen me ide praktike nepermjet pjesemarrjes aktive, me vegla pune dhe teknika per zgjidhje te problemeve në situata të ndryshme me anë të shembujve lehtë të kuptueshëm nga kontekstet kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe në disciplina të ndryshme, përtej trajnimit konvencional.

Të dy dokumentet, PZHK dhe VSM, për komunat Partesh dhe Graçanicë, janë hartuar me mbështetje të Programit të Mbeshtetjes se Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), të implementuar nga UN-Habitat-i dhe financuar nga Bashkëpunimi Suedez për Zhvillim.

 

 

 

 


Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje