Lajme dhe Ngjarje
Shoqëria civile dhe profesionistët formulojnë së bashku zhvillimet e ardhshme në Gjilan
Përfaqësues të etniciteteve të ndryshme, shoqëria civile dhe komuna, mediat si dhe përfqësues të UN-HABITAT-it/MuSPP programit punuan punuan së bashku për 4 ditë gajtë një punëtorie intensive e cila u mbajt në Ohër (ndërjmet 30 mars deri më 3 prill 2007), për të formuluar zhvillimet e ardhshme të Gjilanit..
Punëtoria rezultoi me kontributin dhe zotimin e shoqërisë civile për të marrë pjesë edhe në të ardhmen në procesin e planifikimit.
Rezultatet e punëtorisë u preznatuan para një publiku më të gjerë më 17 prill 2007, duke iu dhënë mundësinë çdo qytetari të Gjilanit të prezantojnë dhe paraqesin ide të reja për zhvillimet e ardhshme në Gjilan në mënyrë që Plani Zhvillimor Komunal si dhe Plani Zhvillimor Urban të zbatohen në të ardhmen.
Së shpejti pritet të publikohet edhe raporti për punëtorinë e vizionimit të Gjilanit.