Lajme dhe Ngjarje
Shqyrtimi publik i Planit Zhvillimor Urban (PZHU) të Hanit të Elezit është hapur
Të Hënën, Hani i Elezit hapi shqyrtimin publik të Planit Zhvillimor Urban për Hani i Elezit 2010-20. Shqyrtimi publik do të jetë i hapur deri më 29 Maj 2011, dhe për 30 ditë qytetarët do të kenë mundësinë të shohin hartat e ekspozuara të PZHU-së, dhe në të njëjtën kohë ti japin vërejtjet e tyre në draft versionin e PZHU-së.
Plani Zhvillimor Urban ka karakterin e tij strategjik dhe multi-sektorial dhe ka për qëllim të japë vizion dhe orientim të qartë të zhvillimit të mëtutjeshëm hapësinor të zonës urbane. Dokumenti është përgatitur nga komuna e Hanit të Elezit, drejtorati për Urbanizëm, Kadastër dhe Mjedis në bashkëpunim me Programin e Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), i implementuar nga UN-HABITAT-i dhe i financuar nga Sida. I gjithë procesi i planifikimit është mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.