Lajme dhe Ngjarje

Takimi Rishqytues Tri-palësh i programit MuSPP

Përfaqësuesit e Programit MuSPP të UN-HABITAT-it në Kosovë, Qeveria Suedeze/ Agjensioni Ndërkombëtar Suedez për Zhvillim (Sida), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe gjashtë komunat përfshirë këtu edhe përfqësuesit e shoqërisë civile u takuna në Prishtinë më 10 maj 2007 për të rishqyrtuar aktivitetet e deritanishme të programit MuSPP dhe për të diskutuar mbi sfidat dhe zhvillimin e ardhshëm të programit

Znjsh. Elisabeth Belpaire, Udhëheqëse e zyres së detyrës së UN-HABITAT-it/ programit MuSPP raportoi për progresin dhe sfidat e programit.

Homologët nga MMPH, Z. Merxhan Avdyli, Zëvendës Ministër, Znjsh. Karen McDonalds, Drejtoreshë e Sida-s në Kosovë, dhe Sazan Ibrahimi, drejtor I Asociacionit të Komunave ët Kosovës, lavdëruan punën e programit MuSPP të UN-HABITAT-it, i cili është I mbështetur nga Sida dhe synon të përmirësojë kushtet e jetesës dhe t’I kontribuojë zhvillimit ekonomik.

Pjesëmarrësit në takim konkluduan se nevojitet avancimi në procesin e planifikimit; procesi duhet të drejtohet kah rezultate të dukshme dhe veprime konkrete që ndërlidhen me zbatimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe atij Urban; një plan I aprovuar është bazë e rëndësishme për procesin e planifikimit dhe investime kapitale; praktikat e mira duhet të ndahen me të tjerët dhe takim Tre-palësh Rishqyrtues është një rast i mirë për ta bërë këtë.

 

 

 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje