Lajme dhe Ngjarje

Trajnimi mbi Integrimin Gjinor në Planifikimin Hapësinor përsëri u mbajt me sukses!

Më 17 dhe 18 maj 2016, dhe si një vazhdimësi e trajnimit të mbajtur më 4 maj, UN-HABITAT-i së bashku me organizatat partnere UN Women, Friedrich Ebert Stiftung (FES), si dhe Agjencinë për Barazi Gjinore (ABGJ) nga Zyra e Kryeministrit mbajti në Prishtinë trajnime për Integrimin Gjinor në Planifikimin Hapësinor si element i  përmbledhjes së Udhëzuesve për vetë qëndrueshmëri (MuSPP Toolbox ).

Sesionet e trajnimit mblodhën së bashku zyrtarë për barazi gjinorë dhe të të drejtave të njeriut  nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Drejtësisë, Policisë së Kosovës dhe Qendrës Klinike Univerzitare të Kosovës, si dhe nga Komuna e Gjakovës, Dragashit dhe Kamenicës.

Duke filluar nga korniza ligjore e zbatimi i saj dhe çështjet  buxhetore deri te  pritshmëritë e të dy gjinive në shoqëri të Kosovës, gjinia dhe seksi, stereotipet gjinore, paragjykimet, konceptet bazë gjinore dhe prezantimi i qëllimeve përkatëse të zhvillimit të qëndrueshëm 2030 që kanë të bëjnë me barazinë gjinore, sesionet e trajnimit  alternuan me prezantime dhe diskutime interaktive. Ushtrimet praktike në lidhje me integrimin gjinor dhe përmirësimin e hapësirës publike u zhvilluan duke u lehtësuar dhe mbështetur nga OJQ EC Ma Ndryshe dhe UN-Habitat.

Integrimi plotësisht efektiv gjinorë në planifikimin hapësinor përsëri mund të marrë edhe një kohë në të ardhmen me avokim të mëtejshëm dhe udhëzime, por themelet premtuese janë të formuara në institucione të ndryshme në nivel qendror, lokal dhe të shoqërisë civile.

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje