Lajme dhe Ngjarje
Turneu Kulturor 2008
Pershkrim i shkurtër
Turneu Kulturor 2008 është një turne
i lirë (jo garues) me biçikleta nga Peja në Gjakovë, përmes Isniqit,
Deçanit dhe Junikut.
Truneu do të ketë ndalesa, për të
zbuluar dhe për tu freskuar, në pjesë të ndryeshme të trshigimise dhe mund të
kënaqën, shijojnë bukuritë dhe pejsazhin e Rrafshit të Dukagjinit.
Turneu do të shmang rrugët kryesore
dhe do të drejtohët nga stafi kompetent. Është një turne i lirë (vetem për
kenaqësi) dhe është i përshtatshem për meshkuj dhe femra të të gjitha moshave
me biçikletë të zakonshme.
Nëse keni dëshirë të shfrytëzoni
tjetër lloj të transportit jomotorik (vrapim, patina, kuaj, etj.) ju lutem
ndjeheni të lirë të bëni këtë, për një pjesë të udhtimit apo për tërë udhtimin.
Nëse keni pengesa në levizshmeri, ju
lutemi na informoni dhe ne do të shikojmë mundësinë e zgjedhjes së këtij
problemi.
Turneu fillon nga stacioni i
trenit Pejë në orën 9:30 më një ngrohje rreth qytetit.
Në Deçan do të ketë nje freskim
(koktel) në orën 11:30 dhe Junik do të jetë dreka në orën
14:00.
Në Gjakovë do të ketë një pritje,
mirëseradhje të turneut në orën 16:30.
Gjatësia e tërë udhtimit është 50
km.
Autobusët e rezervuar enkas për
pjesmarrësit do ti kthejnë pjesmarrësit me biçikleta në Pejë në
18:00.
Gjithashtu do të ketë autobus për
Prishtinë deri në Pejë dhe nga Gjakova në Pejë, në mengjes dhe do të
kthehen në mbremje në Prishtinë.
Nëse planifikoni të merrni pjesë, ju
lutem na informoni sa më shpejt që është e mundur duke na shkruar në këtë adresë
culturetour@unhabitat-kosovo.org,
si merrni pjesë, individualisht apo si grup, kështu që freskimi me pije ushqim
dhe autobusët mund të rezervohën bazuar në numrin e pjesmarrësve.
Ju do të merrni informata praktike
të metejshme përmes të njejtes adresë.
Objektivat e Turneut Kulturor
*Turneu Kulturor është organizuar me
rastin e Javës së Mobilitetit Evropian dhe Ditëve të Trashigimsë Kulturore
Evropiane.
Për më tepër informata rreth Javës
së Mobilitetit Evropian, vizitoni: www.mobilityweek.org
Për më tepër informata rreth Diteve
të Trashigimisë Kulturore Evropiane, vizitoni: http://www.coe.int/t/dg4/cultureheritage/Aware/EHD/default_en.asp
Turneu Kulturor ka për qellim të:
* Promovojë bukuritë
ekzistuese të trashigimisë kulturore dhe natyrore në Kosovë
* Promovojë transportin
jomotorik për një levizshmeri më efikase për të gjithë,
për jetesë më të shendoshë dhe për
një mjedis më të pastër
* Ngrit vetëdijen ndër grupet
e interesit për rëndësinë e rrugeve më të sigurta dhe itenerareve për
transportit jomotorik.
* Zbulojë potencialet për
zhvillimin e turizmit të qendrueshëm.
* Fuqizojë pjesmarrjen dhe
involvimin e gruas, shoqërisë civile dhe të hendikepuarëve
Turneu Kulturor është një ngjarje
vjetore. Do të zmadhohet çdo herë dhe bëhet një ngjarje e popullarizuar
në mbarë Kosovën.
Bëhu pjesë e kësaj ngjarje për të
paren herë !
Organizatorët: Komuna e Pejës,
Gjakovës, Deçanit dhe Junikt marrin pjesë në Javen e Mobilitetit Evropian dhe
bashkë organizojnë Turneun Kulturor 2008 si pjesë e politikave të tyre për
mobilitetin dhe trashigiminë kulturore.
Gjithashtu, Turneu Kulturor bashkë
organizohet nga: Federata e Çiklisteve të Kosovës, Klubi Çiklistëve të Pejës
dhe Gjakovës, Trashigimia Kulturore pa Kufi (CHwB) dhe UN-Habitat-i, me
mbeshtetje nga Sida dhe Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian (ZNKE)
Mohim i përgjegjsisë
Një ambulantë, një mekanik dhe një
kamjonetë për ndihmë do të e shoqërojë turneun. Freskimet me pije, ushqimi dhe
transpori do të ofrohët për pjesmarrësit. POR pjesmarrja është në
llogarinë tuaj dhe ju duhët të llogaritni në pajisjen tuaj, shendetin
tuaj dhe llogjistiken në çdo kohë.
Posteri dhe
broshura: http://unhabitat-kosovo.org/?cid=1,310,
derisa fotografitë nga turneu kulturor 2008 në: http://unhabitat-kosovo.org/?cid=1,400