Lajme dhe Ngjarje

Të krijojmë një ardhmëri më të mirë për gjeneratat e ardhshme në Gjakovë: Gjakova 2015+

"Gjakova, qyteti me një trashëgimi kulturore, historike e natyrore, qytet i lumenjëve, qendër e malësisë së Gjakovës me mudnësi të zhvillimit ekonomik e bujqësisë, zonë e lirë doganore, e hapur për bashkëpunim me të gjitha qytetet e regjionit dhe në gjithë Evropën, është qëllimi i zhvillimit të ardhshëm të Gjakovës”  ishte deklarata e vizionit e cila u zhvillua gjatë punëtorisë së vizionimit të mbajtur në Ohër në Maqedoni, prej 30 qershorit deri më 4 korrik 2007.

Ky aktivitet involvoi pjesëmarrës në mesin e të cilëve kishte  përfaqësues të komunës, shoqërisë civile, komunitetit të biznesit, profesionistë të ndryshëm si dhe mediat. Pjesëmarrësit vlerësuan se rezultatet e kësaj punëtorie do të jenë kontribut në Planin Zhvillimor Komunal dhe atë Urban si dhe kjo më tej do t’i kontribuojë zhvillimit të një të ardhme më të mirë për gjeneratat e ardhshme të komunës së Gjakovës.  

 

Më 13 korrik 2007 u bë edhe prezantimi publik i rezultateve nga kjo punëtori, në Qendrën Kulturore në Gjakovë.

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje