Lajme dhe Ngjarje

U mbajt punëtoria për identifikimin e sfidave zhvillimore të Malishevës

 

U mbajt punëtoria për identifikimin e sfidave në Malishevë

Në procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) për komunën e Malishevës, Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal të UN-Habitat-it së bashku me komunën organizuan një punëtori për identifikimin e përparësive, dobësive, mundësive dhe kërcënimeve, si dhe përfshiu edhe diskutimin mbi sfidat e zhvillimit për këtë komunë. Punëtoria u mbajt në Malishevë më 15 tetor 2012 dhe rezultatet e saj do të shërbejnë si komponentë të fazës së parë të planit, profilit.

Pjesëmarrësit në punëtori ishin të profesioneve dhe funksioneve të ndryshme duke përfshirë: zyrtarët komunal nga të gjitha drejtoritë e komunës, të shoqërisë civile, përfaqësues të kryetarit të komunës, përfaqësues të Handikos-it dhe palë tjera relevante, të përfshira tashmë në procesin e hartimit të PZHK-së. Të pranishëm në seminar ishin edhe përfaqësues të Institutit për Planifikim Hapësinor në kuadër të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor, të cilët mbajtën prezantim mbi sfidat në nivel të Kosovës, të identifikuara në Planin Hapësinor të Kosovës, si dhe shembuj të sfidave zhvillimore në komuna të ndryshme. Punëtoria në tërësi u përgatit me mbështetjen profesionale të MuSPP-it.

Përfaqësuesit ishin të ndarë në 5 grupe punuese në bazë të fushave tematike dhe Analiza SËOT u bë veçmas në secilën prej tyre. Në fushat tematike përfshihen: Demografia dhe zhvillimi social, strehimi dhe vendbanimet, zhvillimi ekonomik, burimet natyrore, mjedisi dhe trashëgiminë kulturore, si dhe infrastruktura dhe shërbimet publike. Rezultatet e secilës analizë SËOT u prezantuan para grupeve të tjera, në mënyrë që të gjithë mund të komentojë mbi to. Ato shërbyen gjithashtu si bazë për identifikimin e sfidave në çdo fushë tematike. Sfidat më të mëdha të identifikuara gjatë këtij sesioni,  ishin: zhvillimi ekonomik, si dhe përmirësimi i kualitetit të ujit dhe menaxhimi i mbeturinave. Këto sfida do të shërbejnë si bazë për vendosjen e objektivave për 10 vitet e ardhshme për komunën e Malishevës, dhe ato do të paraqesin kërkesat dhe nevojat e të gjitha palëve relevante. Pavarësisht nga njohuritë lokale profesionale të pjesëmarrësve, të dhënat nga profili janë përdorur si burim informacioni, në mënyrë që të kemi një pasqyrë më të mirë për gjithë komunën.

Komuna e Malishevës është një nga 12 komunat partnere të MuSPP-it. Gjithashtu është një nga komunat e rralla që hartimin e PZHK-së e bëjnë me kapacitete vetanake/"në shtëpi", me stafin komunal dhe mbështetjen profesionale të stafit të MuSPP-it në baza ditore. Hartat e PZHK-së në GIS gjithashtu janë duke u draftuar dhe përgatitur, si dhe azhurnuar nga stafi komunal i cili i jep një bazë për qëndrueshmërinë e këtij procesi.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje