Lajme dhe Ngjarje

U përfundua me sukses rregullimi i qasjes drejt Shkollës Fillore në Han të Elezit

Më 3 tetor, Komuna e Hanit të Elezit (HiE) dhe MuSPP-i (Programi i Mbështetjes së Komunave në Planifikim Hapësinor i cili financohet nga Swedish Development Cooperation) i UN Habitat-it përuruan Projektin e Investimit Kapital (PIK) që kishte për qëllim rregullimin e hyrjes veriore të shkollës fillore në HiE.

Ngjarja mblodhi së bashku përfaqësuesit dhe stafin e Komunës, shkollës fillore dhe UN Habitat-it; si dhe nxënësit e shkollës dhe banorët përreth.

Kryetari, Z. Rufki Suma, i shprehu mirënjohjen MuSPP-it për mbështetjen  e përgjithshme në projekte të ndryshme, si dhe kënaqësinë për ndryshimet pozitive që solli projekti duke krijuar edhe më shumë hapësira lëvizjeje dhe rekreacioni për nxënësit dhe qytetarët. Kryekëshilltarja teknike e UN Habitat-it, Znj. Gwendoline Mennterier, uroi Kryetarin, komunën dhe partnerët për punën e kryer në mbështetjen e zhvillimit dhe zbatimit të projektit. Ajo theksoi faktin se përzgjedhja e projektit reflektoi prioritetet e identifikuara nga planet hapësinore të aprovuara, si dhe gjithashtu ishte në vijë me parimet kyçe të UN Habitat-it për përmirësimin e hapësirave publike përmes përmirësimit të lëvizshmërisë dhe ndërlidhjeve, rritjes së sigurisë dhe kënaqësisë së përdoruesve, etj. Ajo gjithashtu lavdëroi si të arritur kyçe procesin gjithëpërfshirës të zhvillimit të projektit që nga identifikimi deri te zbatimi i përbashkët. Në fund ajo vuri në dukje rëndësinë e mirëmbajtjes së këtyre sipërfaqeve me përpjekje të përbashkëta të të gjithëve.

Zbatimi i projektit u mbulua nga të dy palët në proporcion 50/50. Tenderimi dhe zbatimi i projektit ishin përgjegjësi e komunës e cila kishte mbështetje monitoruese nga UN Habitat-i. Përmes arritjes së objektives së rregullimit të qasjes drejt shkollës dhe oborrit të saj, projekti në realitet ofron mundësi më të mëdha për fëmijët parashkollor dhe të tjerë që të shoqërohen, kënaqen dhe të jenë të sigurte në të njëjtën kohë. Të gjithë nxënësve dhe qytetarëve gjithashtu iu janë siguruar hapësira qarkullimi më të mira drejt shkollës dhe hapësirave tjera urbane. Të gjitha këto mundësi tjera u prezantuan përmes një organizimi më të mirë dhe shtrimi të rrugëve, gjelbërimit të shtuar, mobilerisë urbane, rregullimit të hapësirave dhe pajisjeve për lojë të fëmijëve, etj.

Ky projekt është pjesë e një kontributi më të madh të MuSPP-it në mbështetje të përmirësimit të hapësirave publike në HiE, si projekti i përmirësimit të qendrës së qytetit (2011) dhe projekti i cili është në vazhdim e sipër në dy fshatrat më të mëdha të HiE.

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje