Lajme dhe Ngjarje

UN-Habitat, MMPH dhe IKAP zyrtarisht nënshkruan bashkëpunimin për ankorimin e moduleve të trajnimeve të MuSPP-it në programin e trajnimeve të IKAP-it

Sot në zyret e Institutit të Kosovës për Administratë Publike, znj. Refike Sülçevsi, Drejtoreshë Ekzekutive e Institutit të Kosovës për Adminsitratë Publike (IKAP), z. Arben Çitaku, Sekretar i Përgjithshëm  në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) si dhe znj. Gwendoline Mennetrier, Krye-këshilltare teknike e zyrës së UN-Habitatit në Kosovë, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, duke ofruar kornizën e  bashkëpunimit për bartjen e Udhëzuesve të MuSPP-it (Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal) për vetë-qendrueshmëri brenda një institucioni vendor, me qëllim të diversifikimit të ofertës për trajnime nga IKAP-i dhe për t'iu përgjigjur nevojave të identifikuara gjerësisht në komunat e Kosovës dhe institucionet qendrore përkatëse. Udhëzuesi i MuSPP-it përmban katër module: Pjesëmarrja e Publikut në Planifikim Hapësinor, Hartimi i Planeve Zhvillimore Komunale, Hartimi i Vlerësimit Strategjik Mjedisor si dhe Menaxhimin i Projekteve të Investimeve Kapitale.

Përmes këtij memorandumi që të trija palët u zotuan që të bashkëpunojnë ngushtë në procesin e transferimit të moduleve të trajnimit të MuSPP/UN-Habitat në programin e trajnimit të IKAP-it.  Rezultatet kryesore që priten nga ky bashkëpunim janë: insitucionalizimi i Udhëzuesit të MuSPP-it; rishikimi dhe miratimi i moduleve të trajnimit nga Komisioni Vlerësues i përbashkët, çertifikimi i kandidatëve potencial si trajnerë të IKAP-it; regjistrimi i moduleve të trajnimit dhe trajnerëve të certifikuar në programin/databazën e IKAP-it.

Përfaqësuesit e IKAP-it, Znj. Refike Sülçevsi si dhe Drejtori i Trajnimeve z. Enver Haxhijaj theksuan nevojën për bashkëpunim të ngushtë gjatë fazës së zbatimit të këtij memorandumi (MiM), veçanarisht për faktin se këto module trajnimi janë risi  jo vetëm për pjesëmarësit potencial të këtyre trajnimeve por edhe për vet IKAP-in.  Të gjitha palët u dakorduan për kompleksitetin dhe karakterin shumë-diciplinar të këtyre moduleve, andaj theksuan nevojën dhe aryeshmërinë e pasjes së këtyre trajnimeve të qasshme  për shërbyesit civil, zyrtarët dhe profesionistët që operojnë në fushën e Planifikimit Hapësinor. Në fund, të gjitha palët u zotuan për të punuar shumë ngushtë me qëllim të arritjes së objektivave dhe për vënien e themeleve për bashkëpunime tjera të ardhshme.

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje