Lajme dhe Ngjarje

UN-Habitat, PAX dhe Komuna e Mitrovicës së Jugut vulosin bashkëpunimin për zhvillim gjithëpërfshirës dhe qeverisje lokale

UN-Habitat, PAX dhe Komuna e Mitrovicës së Jugut, më 10 tetor 2016 nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, për përkushtim të përbashkët në nxitjen e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe qeverisjes së mirë në Komunën e Mitrovicës së Jugut. Memorandumi u nënshkrua nga znj. Gwendoline Mennetrier (përfaqësues i UN-Habitat-it në Kosovë), z. Agim Bahtiri (Kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut) dhe z. Michael James (përfaqësues i PAX-it) I përfaqësuar nga znj. Florentina Hajdari (Community Building Mitrovica - CBM).

Z. Agim Bahtiri shprehi mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhueshëm me UN-Habitat-in dhe theksoi nevojën për mbështetje të mëtutjeshme të komunës në procese të planifikimitë hapësinor gjithëpërfshirës duke patur parasyshë realitetin e ri të Mitrovicës dhe reformën ligjore për planifikimin hapësinor.

Znj. Gwendoline Mennetrier përgëzoi komunën për hapat konkret në ndërtimin e partneritetit me organizata të shoqërisë civile në procesin e planifikimit dhe shprehi mirënjohjen për gatishmërinë e komunës të vlerësoj dhe hartoj dokumente të planifikimit në koordinim me të gjitha grupet e interesit, komponentë e programit që do të mbështetet nga CBM-i. Komuna poashtu u informua rreth përparimit në raport me iniciativën Bllok pas Blloku rreth Tregjeve të Mitrovicës, e cila parasheh aktivitete në mbështetje të revitalizimit, zhvillimit dhe menaxhimit të tregjeve dhe hapësirave publike në zonën urbane të Mitrovicës.

 

 

 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje