Lajme dhe Ngjarje

Vizionimi i Prizrenit 2015+

“Prizreni, këtu fillon…” është motoja e zhvilluar nga një grup qytetarësh dhe planerëve profesionistë të cilët moën pjesë në një punëtori 4-ditore për të të përpiluar vizionin e përbashkët për Prizrenin.

Pjesëmarrësit në punëtori shkuan përgjatë gjithë ciklit të planifikimit: mësimi i ABC së planifikimit, bërja së bashku e hartës së kujtimeve, përzgjedhja e temave dhe çështjeve, analizës SWOT, identifikimit të strategjive dhe objektivave, dhe mbi te gjitha vizuelizimi i strukturës hapësinore të deshiruar për Prizrenin.

Të gjithë partnerët e punëtorisë së vizionimit, pjesëmarrës dhe organizatorë ishin të kënaqur me rezultatet dhe formën e punëtorisë si dhe puneën e bërë së bashku për të pasur një process me pjesëmarrje dhe më gjithë përfshirës të planifikimit hapësinor në Prizren.

Më 18 qershor, vizioni i Prizrenit u prezantua publikisht në Sallën e Kuvendit Komunal, në pjesëmarrjen e Kryeshefes Ekzekutive (KSHE), Znj. Mybera Shala- Mustafa dhe mediave lokale e qendore. KSHE e mirëpriti vizionin si një kontribut të rëndësishëm për Planin Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe llogarit në zotimin e mëtejmë të shoqërisë civile dhe UN-HABITAT-it për të vazhduar edhe më tej të punojnë së bashku me autoritetet komunale për të pasur një PZHK vërtet gjithpërfshirës.

Së shpejti do të publikohet edhe raporti i vizionimit.

 

 

 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje