Lajme dhe Ngjarje

Zona arsimore, sportive dhe turistike në Pejë

Më 12 shtator, në një takim publik janë rezultatet e punëtorisë për vizionin lidhur me ish kazermat e ushtrisë në Pejë.  Vendi i mbajtjes së këtij takimi ishte Universiteti i vizionit evropian në Pejë, në të cilin kanë marrë pjesë një numër i madh i palëve të interesuara dhe i zyrtarëve komunal.

Pas fjalës hyrëse të mbajtur nga Shkelzen Hyseni, KE i komunës së Pejës, përfaqësuesit e UN-HABITAT-it e paraqitën një pasqyrë të metodologjisë së aplikuar.  Deklaratën e përbashkët për vizionin e paraqiti Agron Sallova, këshilltar për planifikimin urban i UN-HABITAT-it.

 

Deklarata e vizionit thekson se zona e re arsimore, sportive dhe turistike “AST” do të zhvillohet në rrëzat e Parkut Nacional të Bjeshkëve të Nemuna, i rrethuar nga lagjet Zatra, Dardania dhe Bellopoja dhe nga Parku Karragaç.  Ajo do të jetë një atraksion tërheqës dhe me qasje të lehtë për të gjitha qendrat tjera të rajonit.  “AST” do të bëhet pjesë e ofertës turistike të rajonit të Dukagjinit dhe do të jetë një vend ku bashkohen natyra dhe shëndeti.  Po ashtu, ajo do të bëhet një qendër intelektuale për tërë rajonin, duke ofruar hapësira për Universitetin e Sporteve.  Përkitazi me funksionin sportiv, “AST” do të jetë konkurrent në rajon lidhur me organizimin e garave të ndryshme ndërkombëtare.

Pas kësaj deklarate për vizionin, përfaqësuesit e secilit prej katër grupeve tematike i kanë paraqitur pjesët e tyre të vizionit. 

Pas këtyre prezantimeve është paraqitur një përmbledhje e pikave të pajtimit dhe mospajtimit, si dhe janë nxjerrë rekomandimet për komunën.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje