Lajme dhe Ngjarje

Zyrtarët komunalë të Gracanicës priten nga zyrtarët komunalë të Junikut

Zyrtarët komunalë të Komunës së Gracanicës, me 24 Mars, u pritën në ndërtesën e re të komunës së Junikut. Kjo vizitë kishte për qëllim të njohjes me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal “të bërjes vet”, proces të cilin Komuna e Junikut tani më e ka përmbyllur.

Grupi punues i Komunës së Junikut e prezentoi procesin dhe qasjen “e bërjes vet” përdour gjatë hartimit të PZHK-së. Gjithashtu ata e elaboruan çdo fazë të PZHK-së dhe i nënvizuan sfidat me të cilat janë ballafaquar gjatë gjetjes së zgjidhjeve të duhura për përmirësimin e kushteve të jetesës në komunën e tyre.

Duke e marrë parasysh eksperiencën e fituar dhe ngritjen e kapaciteteve gjatë procesit, ata i inkurajuan zyrtarët komunalë të Graçanicës ta përdorin metodën e njejtë dhe t’i përdorin kapacitetet e tyre në mbështetje të partnerëve profesionalë, për planifikim më të mirë në zhvillimin e ardhshëm të komunës së tyre.

Takimi ishte bërë me iniciativë të UN-HABITAT/MuSPP-it dhe Komunës së Graçanicës, me qëllim të shkëmbimit të eksperiencës gjatë procesit urban dhe hapësinor të planifikimit.

Komuna e Graçanicës është në fazën fillestare të hartimit të PZHK-së dhe do të mbështetet nga MuSPP-i gjatë tërë procesit.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje