Qendra Mediale

Qytetarët e Malishevës projektojnë vizionin për komunën e tyre

Komuna e Malishevës ka përfunduar punëtorinë e vizionimit për të filluar me hartimin e Planeve Zhvillimore Komunale dhe Urbane. Punëtoria e vizionimit për Malishevë u organizua bashkërisht nga UN-HABITAT / Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) dhe Friedrich Ebert Schtiftung (FES). Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), ka mbështetur këtë punëtori me stafin e saj profesional nga Instituti për Planifikim Hapësinor dhe Departamenti të Planifikimit Hapësinor. Roli i këtyre institucioneve dhe organizatave ishte për të lehtësuar procesin pjesëmarrës të seminarit të mbajtur në Prevallë, Prizren prej 21-24 maj 2012.

Qëllimi i punëtorisë ishte që të formulojë një deklaratë të vizionit për komunën e Malishevës, e cila do t'i jepte udhëzime në formulimin e objektivave të zhvillimit dhe përzgjedhjen e prioriteteve. Programi i punëtorisë përmbante diskutime plenare, punë grupore dhe prezantime. Për të kapur aspekte të ndryshme të zhvillimit, pjesëmarrësit u ndanë në grupe si vijojnë: zhvillimi i infrastrukturës ekonomike, strehimi dhe vendbanimet, dhe trashëgimia kulturore dhe natyrore si bazë për zhvillimin e turizmit. Ndërtimi i autostradës shihej si një faktor i zhvillimit të rëndësishëm. Puna në grup çoi në formulimin e vizionit për secilin nga komponentët e përmendura më lart dhe një deklaratë të përbashkët vizioni dhe një moto të përbashkët. Deklarata e Vizionit është si vijon: "Malisheva me mundësi për të gjithë, krenare për trashëgiminë e saj, e pasur me burime natyrore dhe zhvillim të shëndoshë".Si dhe motot që rrjedhën nga grupet e punës ishin "Të gjitha rrugët të çojnë  në Malishevë" ", Malisheva për qytetarin" dhe "Imazhi e bujarisë dhe mikpritjes, “Malisheva Bilbili i Kosovës”.

Rezultatet e punëtorisë intensive 4-ditore do të shfrytëzohen si një bazë për udhëheqjen e procesit të hartimit të dokumenteve PZHK-së dhe PZHU-së, dhe ato do të paraqitet në një audiencë më të gjerë në komunë në një fazë të mëvonshme.

Grupi i pjesëmarrësve në seminar nga komuna e Malishevës përbëhej nga udhëheqësit politikë, zyrtarët komunalë, të shoqërisë civile, komunitetit të biznesit dhe qytetarëve në përgjithësi. Punëtoria u nderua edhe nga prania e kryetarit të Malishevës dhe shefja e MuSPP / UN-Habitat-it zyrës në Kosovë. Mysafirë të veçantë ishin ekspertë nga Programi i BE-së për komunat më të forta të cilët janë duke punuar në aspekte të zhvillimit të turizmit për Malishevë, Rahovec dhe Dragash.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale