UN-HABITAT Ngjarjet kryesore
Festimi i Ditës së Habitat-it në Kosovë
Me ringjalljen e përditshme të Kosovës nga lufta, shënimi i Ditës Botërore të Habitatit merr rëndësi specifike, me fokusin e këtij viti mbi rininë, si dhe rolin e tyre kryesor që ata kanë në riformësimin e qyteteve të tyre. Shënimi i Ditës Botërore të Habitatit 2006 u përqendrua në shpërndarjen e porosisë së gjithëpërfshirjes, decentralizimit, si dhe rolin që rinia mund të marrë në formësimin e së ardhmes së saj.
Në Komunën e Gjilanit, festimi i Ditës Botërore të Habitat-it u shënua me një garë vizatimi për fëmijët e shkollave lokale me temë Ditën Botërore të Habitatit, Qytetet, Magnete Shprese.
Në Komunën e Ferizajt, u mbajt një takim i veçantë me ekipin komunal të planifikimit dhe Bordin e Drejtorëve, në të cilët u lexua porosia e Znj. Anna Tibaijuka, Nën-Sekretare e Kombeve të Bashkuara, dhe Drejtoreshë Ekzekutive e UN-HABITAT-it.
Në Pejë, fëmijët e shkollave lokale morën pjesë në një punëtori të vërtetë, e cila trajtonte çështjet praktike, si zhvillimin hapësinor të shkollave të tyre, problemet e transportit lokal, si dhe problemet në lidhje me mjedisin në shkolla. Nxënësit u ndanë në katër grupe dhe patën mundësi të punojnë me materiale vizatimi dhe fotografi ajrore të shkollës.