Publikimet

Termat e references per sherbime te konsulences - Vleresimi Strategjik Mjedisor

Abstrakti: Duke pasur parasysh se Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM) është një fushë e re teknike me boshllëqe sa i përket profesionistëve mjedisor që mund ti kryejnë VSM-të në Kosovë, qëllimi i Termave të Referencës (TeR) është tu sigurojë komunave një kornizë për angazhimin e profesionistëve të kualifikuar dhe/ose monitorimin e punës së tyre, duke përcaktuar qartë angazhimet, detyrat kyçe dhe rezultatet e pritura për planet hapësinore dhe hartat e zonimit, si dhe duke siguruar se çështjet mjedisore janë të integruar në mënyrë adekuate në strategjinë komunale të planifikimit hapësinor, masat e zbatimit dhe proceset e monitorimit.TeR për shërbime të konsulencëspër VSM kanë për qëllim përfundimtar mbështetjen e punës së institucioneve të nivelit lokal dhe qendror në hartimin e VSM-ve për planet hapësinore.

Viti i publikimit: dhjetor 2014

Shkarko

1.Udhezues per hartimin e Vleresimit Strategjik Mjedisor

Abstrakti: Ky udhëzues rezulton nga përvoja e MuSPP-it në mbështetjen e proceseve të planifikimit hapësinor dhe mjedisor në Kosovë. Ai ka për qëllim të ndihmojë qeverinë qendrore dhe lokale duke ofruar rekomandime për zbatimin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) në Kosovë, pas miratimit të Direktivës së Bashkimit Evropian për VSM 2001 në legjislacionin e Kosovës, dhe në veçanti në lidhje me proceset e planifikimit hapësinor. Ky udhëzim është hartuar në mënyrë që ti inkurajojë shfrytëzuesit të marrin në konsideratë ndikimet mjedisore të planeve dhe programeve në kontekste të veçanta të planifikimit hapësinor. Gjetjet nga proceset e para të VSM-ve në Kosovë kanë vendosur bazën për udhëzimet që ofrojnë mësime të rëndësishme për komunitete të tjera, si në Kosovë ashtu dhe në rajonin e Ballkanit, pasi ato konsiderojnë opsione të ndryshme për planifikimin e mjedisit dhe të zhvillimit të integruar. Më tej në vlerësimin e planit, vlerësimi i mjedisit në kontekstin e Kosovës ofron mundësi për të rritur vëmendjen ndaj mjedisit në planifikim. Ai gjithashtu përfshin një sërë masash për monitorimin dhe zbutjen e pasojave, për t'u zhvilluar më tej nga ana e komunave gjatë zbatimit të planeve të tyre të zhvillimit lokal, si pjesë e një qasjeje të integruar për planifikim efektiv të zhvillimit të qëndrueshëm. Për ta mbështetur këtë udhëzues, shembujt e mëposhtëm për VSM gjithashtu janë përfshirë: Raporti i VSM-së për PZHK-në e Mamushës Raporti i VSM-së për PZHK-në e Parteshit Raporti i VSM-së për PZHK-në e Prizrenit

Viti i publikimit: dhjetor 2014

Shkarko

Plani Lokal per Menaxhimin e Mbeturinave_Shembulli i Komunes se Hanit te Elezit

Abstrakti: Plani Lokal i Menaxhimit të Mbeturinave(PLMM) është një tjetër dokument obligativ i planifikimit që del nga Ligji për Mbeturina 04 / L-060, i cili duhet të jetë në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Menaxhimin e Mbeturinave (2012-2021) dhe Planin e Veprimit për periudhën 2013-2017. Si rrjedhojë, komuna e Hanit të Elezit, e mbështetur nga MuSPP, e ka rishikuar PLMM në përputhje me kërkesat e legjislacionit të ri. Prandaj ky PLMM ofron një qasje që do të shërbejë si shembull për komunat e Kosovës në hartimin dhe rishikimin e planeve të tyre përkatëse. Plani analizon gjendjen e tanishme, përcakton objektivat dhe përkufizon masat për përmirësimin dhe mbështetjen e grumbullimit, menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (duke përfshirë riciklimin dhe kompostimin), mundësitë e financimit (duke përfshirë planin e mbulimit të kostos), dhe përfundimisht përcakton disa udhëzime rregullative dhe zbatimin përkatës. Në këtë mënyrë, ky plan poashtu shërben si një udhëzues për zvogëlimin e sasisë, trajtimin, dhe shkarkimin e mbeturinave gjatë projekteve të ndërtimit, renovimit, apo pastrimit të tokës.

Viti i publikimit: dhjetor 2014

Shkarko

Raporti mbi Studimin e Drunjeve dhe Menaxhimin e Gjelber.pdf

Abstrakti: Raporti shqyrton një numër shembujsh të Projekteve të Investimeve Kapitale, në aspekt të ruajtjes, përmirësimit dhe menaxhimit të infrastrukturës së gjelbër, dhe si rezultat ofron një numër të detyrave dhe rekomandimeve që duhet përcjellen, të cilat në të ardhmen do të shërbejnë si udhëzim për rritjen e infrastrukturës së gjelbër në zonat urbane në tërë Kosovën, si dhe menaxhimin përkatës.

Viti i publikimit: dhjetor 2014

Shkarko

1.1 Raporti i Vleresimit Strategjik Mjedisor per Planin Zhvillimor Komunal, Komuna e Mamushes

Abstrakti:

Viti i publikimit: dhjetor 2014

Shkarko

1.2 Raporti i Vleresimit Strategjik Mjedisor per Planin Zhvillimor Komunal, Komuna e Prizrenit

Abstrakti:

Viti i publikimit: dhjetor 2014

Shkarko

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Publikimet > PËRMBLEDHJE... >  Planifikimi dhe Menaxhimi...