Lajme dhe Ngjarje

Turneu kulturor 2009

Përshkrim i shkurtër

Duke e parë suksesin e turneut të parë kulturor me 2008, është vendosur që turneu i dytë të mbahet me 27 Shtator 2009. Ky turne me biçikleta do të jetë jogarues nga Juniku për në Gjakovë, dhe prej Gjakovës përmes Rahovecit, në Hoçën e Madhe. Si në vitin e kaluar, pjesë e turneut do të jetë ndalja dhe vizita në objekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore. Në mes tjerash, ky turne do të shërbejë si shijim i bukurive të kësaj treve, që shtrihet në jugperëndim të Kosovës. Turneu kulturor është ngjarje shoqërore që për qëllim e ka mbledhjen e njerëzve dhe organizatave të interesuara në promovimin e pasurive kulturore dhe natyrore të Kosovës. Me këtë rast mos harroni t’i merrni me vete kamerat tuaja.

 

Turneu kulturor do t’I përshkojë rrugët dytësore pa qarkullim të shpeshtë, si pjesë e karakterit të këtij ushëtimi I cili do të drejtohet nga udhërrëfyesit kompetentë. Ky turne nuk është garë, dhe me këtë rast I jep mundësi garuesit që ta përshkuajë rrugën në ritëm individual dhe të futet në turne apo ta lëshojë atë në çdo kohë. Rruga është disejnuar në atë mënyrë që t’u përshtatëve ciklistëve si mashkuj po ashtu edhe femra të të gjitha moshave.

 

Nëse mendon ta shfrytëzosh ndonjë mënyrë tjetër të transportit jo-motorik si (vrapim, skateboard, kalërim, etj.) mund të marrësh pjesë, në ndonjë pjesë apo në tërë udhëtimin.

 

Nëse dëshiron të jesh pjesë e turnout, na informoni sa më shpejt duke na shkruar në culturetour@unhabitat-kosovo.org, në mënyrë individuale apo grupore, ku pijet dhe ushqimet të porositen në sipas nevojës.

               

Tërë informatat praktike do të mirren përmes kanalit të njejtë, pra e-mailit..

 

Objektivat e Turneut Kulturor

Turneu kulturor organizohet në kuadër të Ditës së Trashëgimisë Kulturore Evropiane që fillon me 11 Shtator 2009.

 

Që të informoheni më shumë për Ditët e Trashëgimisë Kulturore Evropiane, vizitojeni: http://www.coe.int/t/dg4/cultureheritage/Aëare/EHD/default_en.asp

 

Objektivat e Turneut Kulturor janë të:

Promovojë vendet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në Kosovë

Rrit kooperimin ndërfetar dhe ndëretnik

Promovojë transportin jomotorik për një lëvizshmëri më efikase për të gjithë, për një jetesë të shëndoshë dhe mjedis të pastër

Ngrit e vetëdijes së qytetarëve të Kosovës dhe vendimmarrësve për rëndësinë e sigurise në rrugë dhe itinerareve të transportit jo motorik

Zbulojë potencialet për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm

Promovojë pjesëmarrjen e barabartë dhe involvimin e mashkujve dhe femrave, djemve dhe vajzave në aktivitete të lira.

 

Turneu kulturor është aktivitet vjetor. Çdo vit po shkon duke u rritur dhe po bëhet një ngjarje e popullarizuar në Kosovë. Bëhu pjesë e tij!

 

Organizatorët:

Komunat e Junikut, Gjakovës, Rahovecit dhe udhëheqësit e komunitetit në Hoqën e madhe si bashkë organizatorë dhe pjesëmarrës të Turneut Kulturor 2009 si pjesë e politikave të tyre të lëvizshmërisë dhe trashëgimisë kulturore.

 

Veç tjerash, bashkë organizatorë të Turneut Kulturor janë edhe:

Trashëgimia Kulturore Pa kufi, Programi I Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë implementuar nga UN-HABITAT-I dhe mbështetur nga Sida, Zyra e Mbështetjes së Komisionit Evropian, Këshilli I Evropës, Federata Kosovare e Çiklizmit dhe Klubet e Çiklizmit në Pejë dhe Gjakovë.

 

Informatë e rëndësishme:

Një ambulantë, një mekanik dhe një kamjonetë për ndihmë do të e shoqërojë turneun. Freskimet me pije, ushqimi dhe transpori do të ofrohët për pjesmarrësit. POR pjesmarrja është në  llogarinë tuaj dhe ju duhët të llogaritni në pajisjen tuaj, shendetin tuaj dhe  llogjistiken  në çdo kohë.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje