Lajme dhe Ngjarje
Turneu kulturor 2009
Përshkrim i shkurtër
Duke
e parë suksesin e turneut të parë kulturor me 2008, është vendosur që turneu i
dytë të mbahet me 27 Shtator 2009. Ky turne me biçikleta do të jetë jogarues
nga Juniku për në Gjakovë, dhe prej Gjakovës përmes Rahovecit, në Hoçën e
Madhe. Si në vitin e kaluar, pjesë e turneut do të jetë ndalja dhe vizita në
objekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore. Në mes tjerash, ky turne do të
shërbejë si shijim i bukurive të kësaj treve, që shtrihet në jugperëndim të
Kosovës. Turneu kulturor është ngjarje shoqërore që për qëllim e ka mbledhjen e
njerëzve dhe organizatave të interesuara në promovimin e pasurive kulturore dhe
natyrore të Kosovës. Me këtë rast mos harroni ti merrni me vete kamerat tuaja.
Turneu
kulturor do tI përshkojë rrugët dytësore pa qarkullim të shpeshtë, si pjesë e
karakterit të këtij ushëtimi I cili do të drejtohet nga udhërrëfyesit kompetentë. Ky
turne nuk është garë, dhe me këtë rast I jep mundësi garuesit që ta përshkuajë
rrugën në ritëm individual dhe të futet në turne apo ta lëshojë atë në çdo kohë.
Rruga është disejnuar në atë mënyrë që tu përshtatëve ciklistëve si mashkuj po
ashtu edhe femra të të gjitha moshave.
Nëse
mendon ta shfrytëzosh ndonjë mënyrë tjetër të transportit jo-motorik si (vrapim,
skateboard, kalërim, etj.) mund të marrësh pjesë, në ndonjë pjesë apo në tërë
udhëtimin.
Nëse
dëshiron të jesh pjesë e turnout, na informoni sa më shpejt duke na shkruar në culturetour@unhabitat-kosovo.org,
në mënyrë individuale apo grupore, ku pijet dhe ushqimet të porositen në sipas
nevojës.
Tërë
informatat praktike do të mirren përmes kanalit të njejtë, pra e-mailit..
Objektivat e Turneut Kulturor
Turneu
kulturor organizohet në kuadër të Ditës së Trashëgimisë Kulturore Evropiane që
fillon me 11 Shtator 2009.
Që
të informoheni më shumë për Ditët e Trashëgimisë Kulturore Evropiane,
vizitojeni: http://www.coe.int/t/dg4/cultureheritage/Aëare/EHD/default_en.asp
Objektivat e Turneut Kulturor janë të:
Promovojë
vendet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në Kosovë
Rrit
kooperimin ndërfetar dhe ndëretnik
Promovojë
transportin jomotorik për një lëvizshmëri më efikase për të gjithë, për një
jetesë të shëndoshë dhe mjedis të pastër
Ngrit
e vetëdijes së qytetarëve të Kosovës dhe vendimmarrësve për rëndësinë e
sigurise në rrugë dhe itinerareve të transportit jo motorik
Zbulojë
potencialet për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm
Promovojë
pjesëmarrjen e barabartë dhe involvimin e mashkujve dhe femrave, djemve dhe
vajzave në aktivitete të lira.
Turneu
kulturor është aktivitet vjetor. Çdo vit po shkon duke u rritur dhe po bëhet një
ngjarje e popullarizuar në Kosovë. Bëhu pjesë e tij!
Organizatorët:
Komunat
e Junikut, Gjakovës, Rahovecit dhe udhëheqësit e komunitetit në Hoqën e madhe
si bashkë organizatorë dhe pjesëmarrës të Turneut Kulturor 2009 si pjesë e
politikave të tyre të lëvizshmërisë dhe trashëgimisë kulturore.
Veç
tjerash, bashkë organizatorë të Turneut Kulturor janë edhe:
Trashëgimia
Kulturore Pa kufi, Programi I Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në
Kosovë implementuar nga UN-HABITAT-I dhe mbështetur nga Sida, Zyra e Mbështetjes
së Komisionit Evropian, Këshilli I Evropës, Federata Kosovare e Çiklizmit dhe
Klubet e Çiklizmit në Pejë dhe Gjakovë.
Informatë e rëndësishme:
Një
ambulantë, një mekanik dhe një kamjonetë për ndihmë do të e shoqërojë turneun.
Freskimet me pije, ushqimi dhe transpori do të ofrohët për pjesmarrësit. POR
pjesmarrja është në llogarinë tuaj dhe ju duhët të llogaritni në pajisjen
tuaj, shendetin tuaj dhe llogjistiken në çdo kohë.