Lajme dhe Ngjarje

Dita Botërore e Habitat-it 09: Fjala e Dr. Anna Kajumulo Tibaijuka për nder të Ditës Botërore të Habitat-it 2009

E kam nderin që para meje dhe kolegëve të UN-HABITAT-it, të jem këtu në këtë ditë historike kur Dita Botërore e HABITAT-it organizohet nga ana e Qeverisë dhe popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në qendrën kombëtare të saj në Uashingrton. Nnë fillim, më lejoni ta falenderoj sekretarin e Shaun Donovan dhe dy bashkë-udhëheqësit e komitetit të nderit, Znj. Valerie Jarrett dhe Melody Barnes, dhe anëtarët tjerë për lidershipin dhe angazhimin e tyre. Dëshiroj ta përmend në mënyrë specifike, Dr.Judith Rodin, presidente e Fondacionit Rockefeller dhe ekipën e saj për mbështetje morale dhe materiale për procesin e përgatitjes që edhe na solli neve këtu në Uashington.  Partnerët tanë janë të shumtë dhë të ndryshëm, dhe ju jeni këtu sot. Ju falenderoj të gjithë juve për pjesëmarrjen. Habitati për njerëzimin në veçanti ka pasur rol të rëndësishëm në aktualizimin e Ditës Botërore të Habitat-it, tek lidershipi i mikut tim, Jonathan Reckford. E falenderoj mbështetjen dhe udhëzimet e marra nga Departamenti i Shtetit, madhështuar me prezencën e ambasadores Susan Rice, në këtë takim ndërkombëtar për implementimin e agjendës së Habitatit. Bota është duke shikuar se si dita e Habitatit transformohet në Javën e Habitatit me një spektër të gjerë të aktiviteteve në qytete duke përfshirë edhe atë të Asociacionit Amerikan të Planerëve, udhëhequr nga partneri jonë kryesor Prof. Paul Farmer. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj.

Shkëlqësi,

Tema e Ditës Botërore të Habitat-it për vitin 2009 është Ta Planifikojmë të Ardhmen Tonë Urbane. Si drejtoreshë ekzekutive e Agjensionit të Kombeve të Bashkuara për Vendbanime Njerëzore, gati për një dekadë, unë mund të ju them se asnjëherë më shumë se tani planifikimi për të ardhmen tonë urbane nuk ka qenë më urgjent sesa që është tani. Sot, më shumë se 50%, gati 3.5 miliard njerëz të planetit tonë jetojnë në qytete. Ky numër do të rritet në 6 miliard në këto dyzet vitet e fundit. Përafërsisht e tërë rritja e popullatës botërore nga tani deri në 2050 do të ndodh në qytete.

Për fat të keq, rritja më e madhe do t’i përfshijë vendbanimet joformale ku kombinimi i  varfërisë, privimit dhe përjashtimit ofrojnë më shumë mizerie dhe vuajtje për qindra miliona. Në botën në zhvillim e sipër, migrimi nga zonat rurale në qytet dhe rritjet natyrore të popullsisë në qytete, ka rezultuar në situatë ku shkalla e rritjes së popullsisë i ka kaluar mundësitë e përballjes së banimit; punësimit; shërbimeve të ujit, kanalizimit, edukimit dhe shërbimeve shëndetësore; transportit efektiv; dhe bazës së qëndrueshme të resurseve natyrore. Popullsia e vendbanimeve joformale është në rritje. Fatkeqësitë natyrore janë po ashtu në rritje.  Rinia jonë nuk mund të gjejë profesion fitimprurës dhe çdo ditë i nënshtrohen krimit dhe sjelljeve josociale. Urbanizimi i shpejtë dhe kaotik tashmë në Afrikë shihet si kërcënimi më sfidues pas HIV dhe Aids-it.

Në shumë qytete të botës së zhvilluar, modelet e konsumit nuk kanë qenë të qëndrushme karshi zonës ekologjike në rritje, pabarazive dhe përjashtimeve shoqërore që ilustrohen në qasjen e kufizuar në shërbimet si: kujdesi shëndetësor, edukimi dhe banimi. Si të zgjidhen këto çështje mbetet sfidë.

Zonja dhe Zotërinj, pabarazia në mes të atyre që kanë dhe që nuk kanë, nga të gjitha shkallët, nga niveli lokal në global, sot është aq e vërejtur sa që është bërë forcë destabilizuese në shumë shtete, të pasura dhe të varfëra, dhe përtej kufijve kombëtar.

Kjo situatë shkatërruese nuk mund të injorohet apo të adresohet, nga poshtë në lart, nëpërmjet mekanzimave qeveritar që janë të papërgjegjshme për nevojat njerëzore dhe ambientale.

Ndonëse qytetet e banueshme varen nga ekonomitë racionale, që është vetëm një hap nga froni. Nëse dëshirojmë që qytetet tona të jenë vërtetë të qëndrueshme dhe të harmonuzuara, ne duhet ta përmirësojmë jetën dhe mirëqenien e çdokujt, në veçanëri të varfërve që jetojnë në zona urbane.

Zonja dhe zotërinj,

Në këtë ditë botërore të Habitat-it, është misioni im, mision i filluar pothuajse para dhjetë viteve - të paralajmëroj për një të ardhme më të mirë urbane për të gjithë përmes planifikimit efektiv, pjesëmarrës dhe publik.

Më falni për citimin e historisë tonë, por është edukative që të përmendet se planifikimi si profesion ishte produkt i Lëvizjes Progresive Amerikane. Si përgjigje për abuzimet dhe dështimet e kapitalizmit të shfrenuar të pjesës së dytë të 1800, kjo lëvizje e nderuar lindi nga shtresa e mesme amerikane që si platformë e kishte qeverisjen e mirë. Qëllimet specifike të Lëvizjes Progressive ishin:

* eliminimi  i korrupsionit dhe largimi nga influenca e qeverisë përmes zbutjes së punëdhënësve dhe makinerisë politike;

* përfshirja e më shumë njerëzve në proceset politike, si dhe;

* rritja e rolit të qeverisë në zgjidhjen e problemeve sociale dhe vendosja e barazisë ne ekonomi.

Pas Theodore Roosevelt dhe udhëheqësve të tjerë amerikan nga të gjitha bindjet politike, Progresivja arriti sukses në ndryshimin e kursit të qeverisë amerikane, duke e bërë atë më përgjegjëse karshi nevojave të qytetarëve. Kjo rezultoi në menagjim më të mirë qytetesh, në legjislaturën sociale filloi mbrojtja e të drejtave të grave dhe mirëqenies së fëmijëve dhe vlerësimi për mjedisin rezultoi me plane për qytetet dhe në përgjithësi ndikoi në legjislaturën kombëtare. Planifikimi profesional i qyteteve ishte një nga novitetet e Progresives, dhe pothuajse në pesëdhjetë vitet e ardhshme, planifikimi në Amerikë u përsos duke u bërë pjesë integruese e administratës publike. Praktikuesit amerikan të planifikimit u ftuan të punojnë edhe jashtë. Me Amerikën si nismëtare, planifikimi u bë funksion kritik i menagjimit urban dhe filloi të aplikohet nga çdo qytet në mbarë botën. Planifikimi siç e dini, është aftësi unike e njeriut për parashikimin e pasojave; t’i vizinojë alternativat për të ardhmen dhe ta identifikojë një set të politikave dhe veprimeve që do të ndihmojnë të lëvizim drejt shteteve më të qëndrueshme në të ardhmen. Ne të gjithë pajtohemi se një e ardhme ideale me strehim për të gjithë është në botën e urbanizuar. Ne të gjithë pajtohemi me përdorimin e mençur të resurseve natyrore. Sot, që kemi filluar të pregatitemi për samitin e ndryshimeve klimatike, ne duhet ta marrim këtë si kërcënim që na del përpara.

Planifikimi njihet si vegël multi-dimensionale e menagjimit urban që mund të ndihmojë në proceset poltike për balancimin e dimenzioneve ekologjike, ekonomike dhe të drejta të zhvillimit. Planifikimi sot ka kapacaitete të zhvillimit të një morie ndryshimesh përmes teknikave të vizionimit dhe pjesëmarrjes publike. Planifikimi poashtu ka kapacitet të analizimit të ndërlikuar duke përdorur teknika të reja si Informimi gjeografik dhe sistemet globale të pozicionimit. Sikur që problemet tona paraqiten jashtë kontrollit të funksioneve themelore të menagjimit, planifikimi i adapton dhe e rizbulon vetvten në mënyrë të përballjes me sfidat. Është përgjegjësia jonë si politikanë, zyrtarë publikë dhe qytetarë, që ta kuptojmë në mënyrë këtë mjet – planifikimin – që do ta zbut dëshirën tonë për papërgjegjësi publike, por ta vë besimin tonë në procese të hapura e gjithpëfshirëse. Ne duhet të planifikojmë për njerëzit, ose të përfundojmë nga presioni i popullsisë, ndryshimet klimatike, migrimi, konsumi, individualizmi dhe kooperativizmi i papërgjegjshëm. Për fat të keq, njerëzimi ka qenë aktiv në kundërshtimin e këtyre sfidave. Dita Botërore e Habitat-it është një date, në të cilën ne nihemi me praktikat e mira dhe inovacionet në sfidat e ardhshme për një të ardhme të qëndrueshme. Lidhur me këtë, e përdori këtë mundësi që t’i përgëzoj fituesit e listës së Nderit të Habitatit dhe të Fondacionit të Ndërtimit të Banimit Social të Britanisë së Madhe për 2009. Derisa, sa i përket përdorimit të praktikave të mira në planifikimin e qëndrueshëm urban dhe qeverisjen në vende të ndryshme të botës, këtë mund ta gjeni në Raportin Global të vendbanimeve joformale 2009, lëshuar sot. Unë ua rekomandoj këtë raport të gjithë atyre që janë të interesuar për zhvillimin e qëndrueshëm. Në mbyllje, dëshiroj ta falenderoj mikpritjen e bërë nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke na ofruar mundësinë që këtë ta fusim në serinë e kremtimeve të Ditës Botërore të Habitat-it në Shtetet e Bashkuara, që janë lidere e respektuar e botës. A ka vend më të bukur të kremtimit sesa Ndërtesa e Muzeut Kombëtar. Dëshiroj ta falenderoj CEO, Z. Chase Rynd për mikpritjen.

Zonja dhe zotërinj, unë besoj se ne do të takohemi përsëri në Sesionin e 5-të të Forumit Botëror Urban që do të mbahet në Rio De Janeiro, prej 22 – 27 Mars 2010, ku do të vazhdojmë në këmbimin e përvojave dhe strategjive për sigurimin e të ardhmes së qëndrueshme urbane.

Ju falenderoj për vëmendjen.

 

Marrë nga www.unhabitat.org

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje