Lajme dhe Ngjarje
Dita Botërore e Habitat-it 09: Fjala e Dr. Anna Kajumulo Tibaijuka për nder të Ditës Botërore të Habitat-it 2009
E kam nderin që para meje dhe kolegëve të UN-HABITAT-it, të
jem këtu në këtë ditë historike kur Dita Botërore e HABITAT-it organizohet nga
ana e Qeverisë dhe popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në qendrën
kombëtare të saj në Uashingrton. Nnë fillim, më lejoni ta falenderoj sekretarin
e Shaun Donovan dhe dy bashkë-udhëheqësit e komitetit të nderit, Znj. Valerie
Jarrett dhe Melody Barnes, dhe anëtarët tjerë për lidershipin dhe angazhimin e
tyre. Dëshiroj ta përmend në mënyrë specifike, Dr.Judith Rodin, presidente e
Fondacionit Rockefeller dhe ekipën e saj për mbështetje morale dhe materiale për
procesin e përgatitjes që edhe na solli neve këtu në Uashington. Partnerët tanë janë të shumtë dhë të ndryshëm,
dhe ju jeni këtu sot. Ju falenderoj të gjithë juve për pjesëmarrjen. Habitati për
njerëzimin në veçanti ka
pasur rol të rëndësishëm në aktualizimin e Ditës Botërore të Habitat-it, tek lidershipi
i mikut tim, Jonathan
Reckford. E falenderoj mbështetjen dhe udhëzimet e marra nga Departamenti i
Shtetit, madhështuar me prezencën e ambasadores Susan Rice, në këtë takim ndërkombëtar
për implementimin e agjendës së Habitatit. Bota është duke shikuar se si dita e
Habitatit transformohet në Javën e Habitatit me një spektër të gjerë të
aktiviteteve në qytete duke përfshirë edhe atë të Asociacionit Amerikan të
Planerëve, udhëhequr nga partneri jonë kryesor Prof. Paul Farmer. Faleminderit
shumë për mbështetjen tuaj.
Shkëlqësi,
Tema e Ditës Botërore të Habitat-it për vitin 2009 është Ta
Planifikojmë të Ardhmen Tonë Urbane. Si drejtoreshë ekzekutive e Agjensionit të
Kombeve të Bashkuara për Vendbanime Njerëzore, gati për një dekadë, unë mund të
ju them se asnjëherë më shumë se tani planifikimi për të ardhmen tonë urbane
nuk ka qenë më urgjent sesa që është tani. Sot, më shumë se 50%, gati 3.5
miliard njerëz të planetit tonë jetojnë në qytete. Ky numër do të rritet në 6
miliard në këto dyzet vitet e fundit. Përafërsisht e tërë rritja e popullatës
botërore nga tani deri në 2050 do të ndodh në qytete.
Për fat të keq, rritja më e madhe do ti përfshijë
vendbanimet joformale ku kombinimi i varfërisë, privimit dhe përjashtimit ofrojnë më
shumë mizerie dhe vuajtje për qindra miliona. Në botën në zhvillim e sipër,
migrimi nga zonat rurale në qytet dhe rritjet natyrore të popullsisë në qytete,
ka rezultuar në situatë ku shkalla e rritjes së popullsisë i ka kaluar mundësitë
e përballjes së banimit; punësimit; shërbimeve të ujit, kanalizimit, edukimit
dhe shërbimeve shëndetësore; transportit efektiv; dhe bazës së qëndrueshme të
resurseve natyrore. Popullsia e vendbanimeve joformale është në rritje. Fatkeqësitë
natyrore janë po ashtu në rritje. Rinia
jonë nuk mund të gjejë profesion fitimprurës dhe çdo ditë i nënshtrohen krimit dhe sjelljeve josociale. Urbanizimi i shpejtë dhe kaotik
tashmë në Afrikë shihet si kërcënimi më sfidues pas HIV dhe Aids-it.
Në shumë qytete të botës së zhvilluar, modelet e konsumit
nuk kanë qenë të qëndrushme karshi zonës ekologjike në rritje, pabarazive dhe përjashtimeve
shoqërore që ilustrohen në qasjen e kufizuar në shërbimet si: kujdesi shëndetësor,
edukimi dhe banimi. Si të zgjidhen këto çështje mbetet sfidë.
Zonja dhe Zotërinj, pabarazia në mes të atyre që kanë dhe që
nuk kanë, nga të gjitha shkallët, nga niveli lokal në global, sot është aq e vërejtur
sa që është bërë forcë destabilizuese në shumë shtete, të pasura dhe të varfëra,
dhe përtej kufijve kombëtar.
Kjo situatë shkatërruese nuk mund të injorohet apo të
adresohet, nga poshtë në lart, nëpërmjet mekanzimave qeveritar që janë të papërgjegjshme
për nevojat njerëzore dhe ambientale.
Ndonëse qytetet e banueshme varen nga ekonomitë racionale, që
është vetëm një hap nga froni. Nëse dëshirojmë që qytetet tona të jenë vërtetë
të qëndrueshme dhe të harmonuzuara, ne duhet ta përmirësojmë jetën dhe mirëqenien
e çdokujt, në veçanëri të varfërve që jetojnë në zona urbane.
Zonja dhe zotërinj,
Në këtë ditë botërore të Habitat-it, është misioni im,
mision i filluar pothuajse para dhjetë viteve - të paralajmëroj për një të
ardhme më të mirë urbane për të gjithë përmes planifikimit efektiv, pjesëmarrës
dhe publik.
Më falni për citimin e historisë tonë, por është edukative
që të përmendet se planifikimi si profesion ishte produkt i Lëvizjes Progresive
Amerikane. Si përgjigje për abuzimet dhe dështimet e kapitalizmit të shfrenuar
të pjesës së dytë të 1800, kjo lëvizje e nderuar lindi nga shtresa e mesme
amerikane që si platformë e kishte qeverisjen e mirë. Qëllimet specifike të Lëvizjes
Progressive ishin:
* eliminimi i
korrupsionit dhe largimi nga influenca e qeverisë përmes zbutjes së punëdhënësve
dhe makinerisë politike;
* përfshirja e më shumë njerëzve në proceset politike, si
dhe;
* rritja e rolit të qeverisë në zgjidhjen e problemeve
sociale dhe vendosja e barazisë ne ekonomi.
Pas Theodore Roosevelt dhe udhëheqësve të tjerë amerikan
nga të gjitha bindjet politike, Progresivja arriti sukses në ndryshimin e
kursit të qeverisë amerikane, duke e bërë atë më përgjegjëse karshi nevojave të
qytetarëve. Kjo rezultoi në menagjim më të mirë qytetesh, në legjislaturën
sociale filloi mbrojtja e të drejtave të grave dhe mirëqenies së fëmijëve dhe
vlerësimi për mjedisin rezultoi me plane për qytetet dhe në përgjithësi ndikoi
në legjislaturën kombëtare. Planifikimi profesional i qyteteve ishte një nga
novitetet e Progresives, dhe pothuajse në pesëdhjetë vitet e ardhshme,
planifikimi në Amerikë u përsos duke u bërë pjesë integruese e administratës
publike. Praktikuesit amerikan të planifikimit u ftuan të punojnë edhe jashtë. Me
Amerikën si nismëtare, planifikimi u bë funksion kritik i menagjimit urban dhe
filloi të aplikohet nga çdo qytet në mbarë botën. Planifikimi siç e dini, është
aftësi unike e njeriut për parashikimin e pasojave; ti vizinojë alternativat për
të ardhmen dhe ta identifikojë një set të politikave dhe veprimeve që do të
ndihmojnë të lëvizim drejt shteteve më të qëndrueshme në të ardhmen. Ne të
gjithë pajtohemi se një e ardhme ideale me strehim për të gjithë është në botën
e urbanizuar. Ne të gjithë pajtohemi me përdorimin e mençur të resurseve
natyrore. Sot, që kemi filluar të pregatitemi për samitin e ndryshimeve
klimatike, ne duhet ta marrim këtë si kërcënim që na
Planifikimi njihet si vegël multi-dimensionale e menagjimit
urban që mund të ndihmojë në proceset poltike për balancimin e dimenzioneve
ekologjike, ekonomike dhe të drejta të zhvillimit. Planifikimi sot ka
kapacaitete të zhvillimit të një morie ndryshimesh përmes teknikave të
vizionimit dhe pjesëmarrjes publike. Planifikimi poashtu ka kapacitet të
analizimit të ndërlikuar duke përdorur teknika të reja si Informimi gjeografik
dhe sistemet globale të pozicionimit. Sikur që problemet tona paraqiten jashtë
kontrollit të funksioneve themelore të menagjimit, planifikimi i adapton dhe e
rizbulon vetvten në mënyrë të përballjes me sfidat. Është përgjegjësia jonë si
politikanë, zyrtarë publikë dhe qytetarë, që ta kuptojmë në mënyrë këtë mjet
planifikimin që do ta zbut dëshirën tonë për papërgjegjësi publike, por ta vë
besimin tonë në procese të hapura e gjithpëfshirëse. Ne duhet të planifikojmë për
njerëzit, ose të përfundojmë nga presioni i popullsisë, ndryshimet klimatike,
migrimi, konsumi, individualizmi dhe kooperativizmi i papërgjegjshëm. Për fat të
keq, njerëzimi ka qenë aktiv në kundërshtimin e këtyre sfidave. Dita Botërore e
Habitat-it është një date, në të cilën ne nihemi me praktikat e mira dhe
inovacionet në sfidat e ardhshme për një të ardhme të qëndrueshme. Lidhur me këtë,
e përdori këtë mundësi që ti përgëzoj fituesit e listës së Nderit të Habitatit
dhe të Fondacionit të Ndërtimit të Banimit Social të Britanisë së Madhe për
2009. Derisa, sa i përket përdorimit të praktikave të mira në planifikimin e qëndrueshëm
urban dhe qeverisjen në vende të ndryshme të botës, këtë mund ta gjeni në Raportin
Global të vendbanimeve joformale 2009, lëshuar sot. Unë ua rekomandoj këtë
raport të gjithë atyre që janë të interesuar për zhvillimin e qëndrueshëm. Në
mbyllje, dëshiroj ta falenderoj mikpritjen e bërë nga Qeveria e Shteteve të
Bashkuara të Amerikës, duke na ofruar mundësinë që këtë ta fusim në serinë e
kremtimeve të Ditës Botërore të Habitat-it në Shtetet e Bashkuara, që janë
lidere e respektuar e botës. A ka vend më të bukur të kremtimit sesa Ndërtesa e
Muzeut Kombëtar. Dëshiroj ta falenderoj CEO, Z. Chase Rynd për mikpritjen.
Zonja dhe zotërinj, unë besoj se ne do të takohemi përsëri
në Sesionin e 5-të të Forumit Botëror Urban që do të mbahet në
Ju
falenderoj për vëmendjen.
Marrë nga www.unhabitat.org