Lajme dhe Ngjarje
Menagjmenti i MuSPP2 dhe dhe Komuna e Prizrenit nënshkruan marrëveshje për revitalizimin e Rrugës Farkatarve
Kryetari i Komunës së Prizrenit dhe përfaqësues të MUSPP2, të Mërkurën
me 31 Mars 2010 në zyret qëndrore të UN-HABITAT-it në Prishtinë nënshkruan marrëveshje
për implementimin e projektit që do ta revitalizonte rrugën që ndodhet në zonën
historike të Prizrenit, të quajtur Rruga Farkatarve.
Objektivi
kryesor i këtij projekti është që të ofrojë një projekt të prekshëm
bashkëfinancuar nga të dy palët, përmes një serie intervenimesh me qëllim të
krijimit të kushteve për lëvizjen e këmbësorëve brenda hapësirës së
trashëgimisë duke përdorur një sërë teknikash të planifikimit pjesëmarrës,
standardeve të reja të dizajnimit si dhe teknika të menagjimit të projekteve.
Për të qenë
më specifik projekti do ta integrojë zonën historike të Prizrenit (Shadervan)
me Rrugën e Farkatarëve si linjë e rëndësishme lëvizjeje brenda zonës
historike. Projekti gjithashtu do ti lidh pikat e trashëgimisë brenda zonës
së projektit duke i përmirësuar hapësirat publike, që kanë të bëjnë me lëvizjen
e këmbësorëve në rrugë, përmirësimin e sipërfaqes me material të përshtatshëm,
përmirësimin e ndriçimit, shenjëzimin, si dhe në përgjithësi nxjerrjen në pah të
vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit.
Projekti do të kushtojë 277 mijë euro dhe do të financohet nga Komuna e Prizrenit dhe UN-HABITAT-i.