Lajme dhe Ngjarje

Menagjmenti i MuSPP2 dhe dhe Komuna e Prizrenit nënshkruan marrëveshje për revitalizimin e Rrugës Farkatarve

Kryetari i Komunës së Prizrenit dhe përfaqësues të MUSPP2, të Mërkurën me 31 Mars 2010 në zyret qëndrore të UN-HABITAT-it në Prishtinë nënshkruan marrëveshje për implementimin e projektit që do ta revitalizonte rrugën që ndodhet në zonën historike të Prizrenit, të quajtur Rruga Farkatarve.

Objektivi kryesor i këtij projekti është që të ofrojë një projekt të prekshëm bashkëfinancuar nga të dy palët, përmes një serie intervenimesh me qëllim të krijimit të kushteve për lëvizjen e këmbësorëve brenda hapësirës së trashëgimisë duke përdorur një sërë teknikash të planifikimit pjesëmarrës, standardeve të reja të dizajnimit si dhe teknika të menagjimit të projekteve.

Për të qenë më specifik projekti do ta integrojë zonën historike të Prizrenit (Shadervan) me Rrugën e Farkatarëve si linjë e rëndësishme lëvizjeje brenda zonës historike. Projekti gjithashtu do t’i lidh pikat e trashëgimisë brenda zonës së projektit duke i përmirësuar hapësirat publike, që kanë të bëjnë me lëvizjen e këmbësorëve në rrugë, përmirësimin e sipërfaqes me material të përshtatshëm, përmirësimin e ndriçimit, shenjëzimin, si dhe në përgjithësi nxjerrjen në pah të vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit.

Projekti do të kushtojë 277 mijë euro dhe do të financohet  nga Komuna e Prizrenit dhe UN-HABITAT-i.    

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje