Lajme dhe Ngjarje
Qytetarët marrin pjesë në rregullimin e oborrit të shkollës
Programi për
Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) dhe
Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Junikut janë duke e hartuar Projektin
Investues Kapital(CIP) për një shkollë të mesme në Junik. CIP-i për Junikun,
fokusohet në rregullimin e oborrit të shkollës dhe adresimin e çështjes së qasjes
në shkollë.
Me 31 mars, nxënësit, menagjmenti i shkollës, prindërit, zyrtarët
komunal dhe stafi i MuSPP-it u mblodhën në takimin e dytë konsultativ dhe
diskutuan për të dy skenarët e këtij projekti. Skenarët dolën si vazhdimësi e
takimi të parë konsultativ, por megjithatë gjatë këtij takimi ky projekt u
pasurua me ide të e reja, propozuar nga akterët e lartpërmendur.
Komentet dhe vërejtjet e dhëna nga akterët do të përdoren si
sugjerime për stafin e MuSPP-it dhe Drejtorinë e Urbanizmit në zhvillimin e
skenarit të preferuar për rregullimin e oborrit të shkollës.
Në fund të prezentimit, disa nga pjesëmarrësit e potencuan rëndësine
e nje fushe sportive të shumëqëllimshme brenda oborrit të shkollës, derisa kishte
edhe të tjerë që theksuan se vendet për argëtim dhe gjelbërimi jane mëse të
nevojshme për oborrin e shkollës, ngase në Junik mungojnë parqet dhe hapësirat e
këtij karrakteri.
Skenari i preferuar do të zhvillohet dhe i njejti do të shqyrtohet
me akterët e këtij procesi në fund të Prillit 2010.