Lajme dhe Ngjarje

Qytetarët marrin pjesë në rregullimin e oborrit të shkollës

Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) dhe Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Junikut janë duke e hartuar Projektin Investues Kapital(CIP) për një shkollë të mesme në Junik. CIP-i për Junikun, fokusohet në rregullimin e oborrit të shkollës dhe adresimin e çështjes së qasjes në shkollë.

Me 31 mars, nxënësit, menagjmenti i shkollës, prindërit, zyrtarët komunal dhe stafi i MuSPP-it u mblodhën në takimin e dytë konsultativ dhe diskutuan për të dy skenarët e këtij projekti. Skenarët dolën si vazhdimësi e takimi të parë konsultativ, por megjithatë gjatë këtij takimi ky projekt u pasurua me ide të e reja, propozuar nga akterët e lartpërmendur.

Komentet dhe vërejtjet e dhëna nga akterët do të përdoren si sugjerime për stafin e MuSPP-it dhe Drejtorinë e Urbanizmit në zhvillimin e skenarit të preferuar për rregullimin e oborrit të shkollës.

Në fund të prezentimit, disa nga pjesëmarrësit e potencuan rëndësine e nje fushe sportive të shumëqëllimshme brenda oborrit të shkollës, derisa kishte edhe të tjerë që theksuan se vendet për argëtim dhe gjelbërimi jane mëse të nevojshme për oborrin e shkollës, ngase në Junik mungojnë parqet dhe hapësirat e këtij karrakteri.

Skenari i preferuar do të zhvillohet dhe i njejti do të shqyrtohet me akterët e këtij procesi në fund të Prillit 2010.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje