Lajme dhe Ngjarje

Mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm për Ditën Botërore të Habitatit 2010

 

Pasi që bota jonë po rritet në mënyrë predominante urbane, Dita Botërore e Habitat-it ofron mundësinë vjetore te reflektimit se si ne mund t’i bëjme qytetet tona vende më të mira për të gjithë. Me temën “Qytet më i mirë, Jetë më e mirë”, praktika e këtij viti thekson veprimet dhe politikat të cilët mund të përmirësojnë mirëqenien pë biliona njerëz të cilët jetojnë në lagje të varfëra dhe banime të tjera nën standrardin e duhur nëpër botë.

Në mënyrë tipike, të jetuarit në shtetet në zhvillim dhe të pafuqishme në përgjithësi, pa te drejta të caktuara dhe me popullsi nën moshën 25 vjeçare, të varfërit urban janë shpesh të privuar të jetojnë pa të drejta bazike, shpresë për edukim ose punë të mirë. Mungesa e furnizimit adekuat me ujë të pijshëm, energji elektrike, higjienë publike apo kujdes shëndetësor dhe vuajtja e privimit të tillë shpesh çon në trazira të ndryshme sociale. Të prekur nga shfrytëzimi dhe korrupsioni, ata kanë nevojë dhe e meritojnë një jetë më të mirë dhe qytete më të mira. 

Sfidat e varfërisë urbane - nga ndotja e deri tek kultura e bandave kriminale – nuk janë të pakapërcyeshme. Shumë qytete janë duke gjetur zgjidhje të suksesshme. Qytetet e mençura njohin rëndësinë e qeverisjes së mirë, shërbimeve bazike urbane për të gjithë, dhe rrugëve dhe hapësirave publike ku gratë dhe fëmijët ndihen të sigurt. Ato gjithashtu pranojnë që qytetet më të mira mund të ndihmojnë zbutjen e sfidave globale, siç janë ndryshimet klimatike, duke promovuar ruajtjen e energjisë dhe qëndrueshmërinë mjedisore.

Krijimi i qyteteve më të mira kërkon angazhimin e kombinuar të qeverive nacionale dhe lokale, shoqërisë civile dhe sektorit privat, duke u përkrahur nga përpjekjet më të mira të sistemit të Kombeve të Bashkuara. Në Ditën Botërore të Habitat-it, le të zotohemi t’i bashkojmë duart që të bëjmë qytete më të mira për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje