Lajme dhe Ngjarje
Mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm për Ditën Botërore të Habitatit 2010
Pasi që bota jonë po rritet në mënyrë predominante urbane,
Dita Botërore e Habitat-it ofron mundësinë vjetore te reflektimit se si ne mund
ti bëjme qytetet tona vende më të mira për të gjithë. Me temën Qytet më i
mirë, Jetë më e mirë, praktika e këtij viti thekson veprimet dhe politikat të
cilët mund të përmirësojnë mirëqenien pë biliona njerëz të cilët jetojnë në
lagje të varfëra dhe banime të tjera nën standrardin e duhur nëpër botë.
Në mënyrë tipike, të jetuarit në shtetet në zhvillim dhe të
pafuqishme në përgjithësi, pa te drejta të caktuara dhe me popullsi nën moshën
25 vjeçare, të varfërit urban janë shpesh të privuar të jetojnë pa të drejta
bazike, shpresë për edukim ose punë të mirë. Mungesa e furnizimit adekuat me
ujë të pijshëm, energji elektrike, higjienë publike apo kujdes shëndetësor dhe
vuajtja e privimit të tillë shpesh çon në trazira të ndryshme sociale. Të prekur
nga shfrytëzimi dhe korrupsioni, ata kanë nevojë dhe e meritojnë një jetë më të
mirë dhe qytete më të mira.
Sfidat e varfërisë urbane - nga ndotja e deri tek kultura e bandave kriminale nuk janë të
pakapërcyeshme. Shumë qytete janë duke gjetur zgjidhje të suksesshme. Qytetet e
mençura njohin rëndësinë e qeverisjes së mirë, shërbimeve bazike urbane për të
gjithë, dhe rrugëve dhe hapësirave publike ku gratë dhe fëmijët ndihen të
sigurt. Ato gjithashtu pranojnë që qytetet më të mira mund të ndihmojnë zbutjen
e sfidave globale, siç janë ndryshimet klimatike, duke promovuar ruajtjen e
energjisë dhe qëndrueshmërinë mjedisore.
Krijimi i qyteteve më të mira kërkon angazhimin e kombinuar
të qeverive nacionale dhe lokale, shoqërisë civile dhe sektorit privat, duke u
përkrahur nga përpjekjet më të mira të sistemit të Kombeve të Bashkuara. Në
Ditën Botërore të Habitat-it, le të zotohemi ti bashkojmë duart që të bëjmë
qytete më të mira për një të ardhme më të mirë për të gjithë.