Lajme dhe Ngjarje
Diskutimi Publik për Vlerësimin Strategjik të Mjedisit në Planin Zhvillimor Komunal të Hanit të Elezit
Ne
e kemi nderin të ju ftojmë në Diskutimin Publik për Vlerësimin Strategjik të
Mjedisit në Planin Zhvillimor Komunal të Hanit të Elezit, i cili organizohet
bashkërisht nga Komuna e Hanit të Elezit dhe Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal i
financuar nga Sida, dhe i implementuar nga UN-HABITAT-i.
Me 2008, Kuvendi
Komunal mori vendim për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal. Plani u hartua
nga Komuna në mbështetje të Programit të Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor
Komunal në Kosovë/UN-HABITAT-i.
Në tetor të vitit 2010,
Ligji për Vlerësimin Strategjik Mjedisor u miratua nga Parlamenti i Kosovës. Ligji
kërkon nga të gjitha planet zhvillimore dhe programet që të kenë VSM. Edhepse Komuna
e morri vendimin dhe planin e hartoi para se te miratohet ky ligj, duke i konsideruar
çështjet mjedisore në Hanin e Elezit, Komuna vendosi ta hartojë raportin e VSMës
për PZHK-në. Për këtë qëllim UN-HABITAT-i e punësoi edhe një konsulente ndërkombëtare.
Raporti i studimit u
hartua në dhjetor të vitit 2010 dhe u finalizua në janar të 2011 në bashkëpunim
me zyrtarët komunal dhe të MuSPP-it (ekipa e planifikimit). Ekipa e
planifikimit dhe konsulentja e VSM-së, në konsultim me Ministrinë e Mjedisit
dhe Planifikimit Hapësinor, u pajtuan ta organizojnë debatin publik pasiqë
VSM-ja të përkthehet në gjuhën shqipe. Raporti i VSM-së u hartua nga ana e
konsulentes së MuSPP-it derisa procesi dhe rezultatet u prezentuan para zyrtarëve
komunalë dhe atyre nga MMPH-ja.
Sipas Ligjit për VSM-të,
kërkohet organizimi i debatit publik. Draft raporti i VSM-së dhe PZHK-ja në
verzionin shqip dhe anglisht mund të shkarkohen këtu:
https://rcpt.yousendit.com/1054281513/c9e46f6b2880b90fd28d7d90ae8ef90a dhe gjithashtu në uebfaqen e Komunës
së Hanit të Elezit: http://kk.rks-gov.net/hanielezit/Shpalljet/Dokumente.aspx , derisa raporti i shtypur mund të merret në Zyren
për Urbanizëm të komunës së Hanit të Elezit.
Qëllimi i këtij debati
është ta prezentojë procesin e hartimit të raportit dhe gjetjeve të VSM-së dhe
që të mbledh ide dhe opinione nga institucionet dhe publiku.
Ky takim do të
mbahet në sallën e Kuvendit Komunal, të Enjten me 10 Mars 2011 prej orës 13:00