Lajme dhe Ngjarje

Diskutimi Publik për Vlerësimin Strategjik të Mjedisit në Planin Zhvillimor Komunal të Hanit të Elezit

 

Ne e kemi nderin të ju ftojmë në Diskutimin Publik për Vlerësimin Strategjik të Mjedisit në Planin Zhvillimor Komunal të Hanit të Elezit, i cili organizohet bashkërisht nga Komuna e Hanit të Elezit dhe Programi i  Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal i financuar nga Sida, dhe i implementuar nga UN-HABITAT-i.

Me 2008, Kuvendi Komunal mori vendim për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal. Plani u hartua nga Komuna në mbështetje të Programit të Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë/UN-HABITAT-i.  

Në tetor të vitit 2010, Ligji për Vlerësimin Strategjik Mjedisor u miratua nga Parlamenti i Kosovës. Ligji kërkon nga të gjitha planet zhvillimore dhe programet që të kenë VSM. Edhepse Komuna e morri vendimin dhe planin e hartoi para se te miratohet ky ligj, duke i konsideruar çështjet mjedisore në Hanin e Elezit, Komuna vendosi ta hartojë raportin e VSM–ës për PZHK-në. Për këtë qëllim UN-HABITAT-i e punësoi edhe një konsulente ndërkombëtare.

Raporti i studimit u hartua në dhjetor të vitit 2010 dhe u finalizua në janar të 2011 në bashkëpunim me zyrtarët komunal dhe të MuSPP-it (ekipa e planifikimit). Ekipa e planifikimit dhe konsulentja e VSM-së, në konsultim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, u pajtuan ta organizojnë debatin publik pasiqë VSM-ja të përkthehet në gjuhën shqipe. Raporti i VSM-së u hartua nga ana e konsulentes së MuSPP-it derisa procesi dhe rezultatet u prezentuan para zyrtarëve komunalë dhe atyre nga MMPH-ja.

Sipas Ligjit për VSM-të, kërkohet organizimi i debatit publik. Draft raporti i VSM-së dhe PZHK-ja në verzionin shqip dhe anglisht mund të shkarkohen këtu:

https://rcpt.yousendit.com/1054281513/c9e46f6b2880b90fd28d7d90ae8ef90a dhe gjithashtu në uebfaqen e Komunës së Hanit të Elezit:  http://kk.rks-gov.net/hanielezit/Shpalljet/Dokumente.aspx ,  derisa raporti i shtypur mund të merret në Zyren për Urbanizëm të komunës së Hanit të Elezit.

Qëllimi i këtij debati është ta prezentojë procesin e hartimit të raportit dhe gjetjeve të VSM-së dhe që të mbledh ide dhe opinione nga institucionet dhe publiku.

Ky takim do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal, të Enjten me 10 Mars 2011 prej orës 13:00

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje