Lajme dhe Ngjarje

Cfarë mund të mësojmë nga Modeli i Tregjeve të Barcelonës? Diskutimet filluan në Tregjet e Mitrovicës!

Përbrenda Projektit të Hapësirave Publike në Mitrovicën e Veriut, UN-Habitat filloi një seri takimesh dhe fokus grupesh të përbashkëta në Mitrovicën e Veriut dhe Jugut mbi zhvillimin dhe menaxhimin e tregjeve, takime të cilat u mbajtën më 14-15 qershor 2016.

Këto takime mblodhën një ekip nga Komuna e Barcelonës (Instituti për Tregjet Komunale, drejtoria për Planifikim Urban dhe bashkëpunim ndërkombëtar), që zotërojnë një përvojë të gjerë në hapësirat publike si dhe planifikimin dhe menaxhimin e tregjeve komunale, pjesëmarrës nga institucione të ndryshme dhe grupe të interesit që janë të lidhura me menaxhimin/ përdorimin e tregjeve si në Mitrovicën e Veriut e poashtu të Jugut.

Në frymën e ndarjes së përvojave dhe praktikave, ekipi nga Barcelona prezantoi procesin e revitalizimit të tregjeve komunale që ushtrohet në Barcelonë. Theks i veçantë ju dha nevojës për një strategji të gjerë dhe afat gjate në zhvillimin hapësinor/ social/ ekonomik, e poashtu në rëndësinë e të pasurit shoqata të prodhuesve, shitësve dhe konsumatorëve që do të shërbenin si bashkëbisedues kyç me Komunën. Diskutimet pasuese mundësuan shkëmbimin e informatave mbi situatën e tregjeve të gjelbërta dhe atyre në rrugë, sfidat dhe dinamika e tanishme në lidhje me gjendjen e tregut, planifikimin urban, mobilitetin, dhe lidhja ndërmjet lagjeve dhe njerëzve.

Konstatimet fillestare do të përgatisin terenin për zbulime të potencialeve tjera, kërkesave rreth revitalizimit të pjesëve të caktuara të qytetit dhe tregjeve në fjalë, rritjen e performancës në elementet e tregut si në Mitrovicën e Veriut e poashtu të Jugut, dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta në këto fusha.

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje