Lajme dhe Ngjarje

MuSPP-i bashkohet me institucione të shoqërisë civile për fuqizimin e qeverisjes komunale përmes trajnimit mbi qasjen me gjithëpërfshierje në procese të planifikimint hapësinor dhe zhvillimit të projekteve

UN-Habitat dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES) në partneritet me Institutin Kosovar për Qeverisje të Mirë zhvilluan modulin e pestë të programit edukativ të Akademisë për Qeverisje Lokale që udhëhiqet nga ky Institut. MuSPP-i mbajti trajnimin mbi menaxhimin e projekteve të investimeve kapitale si component kyq i ciklit të planifikimit hapësinor drejt zhvillimit të qëndrueshëm si dhe një mjet i rëndësishëm për një qeverisje më të mirë lokale. Trajnimi i cili u mbajt më 12 maj 2016 në Prizren, bashkoi 17 pjesëmarrës nga institucionet lokale dhe qëndrore po gjithëashtu kompani publike dhe institucione të shoqërisë civile, si Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Zyra e Auditorit Gjeneral, Ndërmarrja Banesore Prishtinë, Komuna e Junikut, Drenasit, Kaçanikut dhe OJQ "ENRA".

Diskutimi interaktiv gjatë sesionit të parë vuri theks mbi rëndësinë e konsistencës në mes të strategjisë dhe veprimit, po gjithëashtu roli thelbësor i pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse dhe aktive të shoqërisë civile në këtë proces si mjet për zhvillim të qëndrueshëm. Me qëllim të konkretizimit të diskutimit, zyrtarët e MuSPP-it ndanë me pjesëmarrësit qasjen hap-pas-hapi dhe një sërë metodologji për hartim dhe menaxhim të projekteve duke u bazuar në përvojën dhjetë vjecare në mbështetje të institucione të Kosovës.

Trajnimi u mbyll me një ushtrim grupor, përmes të cilit pjesëmarrësit vunë në vepër mjetet e prezentuara në një skenar fiktiv si dhe një diskutim reflektiv mbi sesionet e trajnimit.

Me këtë rast, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e prezentimit të shembujve praktik të projekteve të relizuara nga MuSPP me komunat partnere të Kosovës, meqë ky fakt fuqizon besimin se këto tregime të suksesshme mund të përsëriten duke i inkurajuar pjesëmarrësit të adoptojnë një qasje të tillë në projektet që zhvillojnë në komunat e tyre.

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje