Lajme dhe Ngjarje
MuSPP2 dhe Komuna e Junikut diskutojnë për DRAM-in dhe ndryshimet klimatike
Punëtoria e Menagjimit të Rreziqeve natyrore (DRAM) dhe
ndryshimeve klimatike u mbajt në Junik, më 2 Mars 2010 si pjesë e procesit të
hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Junikut (PZHK). Në këtë punëtori morën
pjesë stafi profesional i Komunës së Junikut dhe Programit të Mbështetjes së
Planifikimit Hapësinor Komunal, të cilët ishin edhe organizatorë të punëtorisë.
Qëllimi kryesor i punëtorisë ishte që të diskutohen çështjet e DRAM-it
dhe zhvillimi i projekteve/propozimeve të mundshme në këtë fushë të cilat më
pas do të përdoren si ndihmesë për PZHK-në. Punëtoria që u fokusua në
ndryshimet klimatike dhe ndikimin e tyre në zhvillimin hapësinor, e nxiti
diskutimin brenda pjesëmarrësve për nevojën e aktiviteteve dhe kampanjës vetëdijësuese
për ti parandaluar rreziqet ekzistuese.
Cështjet dhe objektivat e DRAM-it identifikuar gjatë hartimit të
profilit të PZHK-së u diskutuan, u rishqyrtuan derisa zonat e rrezikuara u gjetën
në hartë. U konstatua se aksionet që duhet të ndërmerren nuk kanë të bëjnë vetëm
me çështjet si prerja e drunjve, erozioni, rrëshqitjet e dheut dhe
aktivititetet njerëzore që shkaktojnë rrezik në rast të tërmeteve dhe zjarreve,
por gjithashtu u fokusua edhe në aspektin organizativ dhe aspektet ligjore.
Punëtoria u karakterizua me atmosferë të mirë pune dhe entuziazëm
të përfaqësuesve komunal për dhënien e rezultateve dhe bërjen e detyrave që
pasojnë.